Rita Ora flet për raportin me bashkëshortin e saj Taika Waititi-n: Frymëzojmë njëri-tjetrin

Rita Ora flet për raportin me bashkëshortin e saj Taika Waititi-n: Frymëzojmë njëri-tjetrin

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi

Këngëtarja shqiptare, Rita Ora, ka folur së fundmi për marrëdhënien me bashkëshortin, Taika Waititi-n. Çifti kanë qenë të hapur për fansat për jetën e tyre private, dhe shpesh herë ndajnë momente nga përditshmëria e tyre dhe momentet që kalojnë së bashku.

Gjatë after party-t pas ceremonisë së çmimeve “Emmy Awards 2024”, këngëtarja ka bërë edhe një koment të veçantë për të shoqin.

“Ne frymëzojmë njëri-tjetrin. Unë vij nga muzika dhe ai është skenarist, regjisor dhe producent, kështu që është një shtëpi plot ide. Ne jemi të dy shenja zjarri, gjithashtu. Pra, është thjesht zjarr”, ka thënë ajo.

Sipas 'People', Rita ishte në ceremoninë e çmimeve për të mbështetur Waititin për nominimet e tij në kategorinë e serive komike për “Reservation Dogs” dhe “What We Do in the Shadows”. Këngëtarja dhe regjizori u martuan në gusht të viti 2022 në një ceremoni private.

 

 

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Golat e Zhegrovës dhe Krasniqit, Kosova thyen Lituaninë dhe merr 3 pikët! Fitorja e dytë rradhazi

Golat e Zhegrovës dhe Krasniqit, Kosova thyen Lituaninë dhe merr 3 pikët! Fitorja e dytë rradhazi