Karriera e këngëtares së njohur Rita Ora është duke u zhvilluar me shpejtësi.

Ajo do të jetë së shpejti imazhi injë kompanie këpucësh italiane.

Drejtuesit e firmës së këpucëve “Superga” kanë menduar se Ora do të jetë imazhi më i përshatshëm për të reklamuar këpucët e tyre, kjo edhe për shkak të stilit klasik por edhe modern.

Gjithashtu ata janë mjaft entuziast për të parë sesi Rita do të kombinojë këpucët me veshjet e saj.

(xh.k/shqiptarja.com)