Rita Ora këndon me Snoop Dog

Rita Ora këndon me Snoop Dog
Duket se suksesi i këngëtares kosovare, Rita Ora, nuk ka të ndalur.

Së fundmi është publikuar kënga e reperit Snoop Lion i njohur dhe si Snoop Dog, në të cilën bashkëpunon me Ritën.

Kjo është një këngë e shkëputur nga albumi më i ri i Snoop Dog, me titull “"Reincarnated".



Kënga “Torn Apart” është publikuar në You Tube për të gjithë fansat e tyre dhe së shpejti pritet të publikohet dhe videoklipi i saj.

Sipas mediave të huaja xhirimet janë bërë që në muajin janar në Tajlandë.



Këngëtarët i këndojnë “zemrave të thyera” në një mënyrë romantike në këtë video 3 minuta e gjysëm.


(Snoop Dog)

Albumi i reperit pritet të dalë në shitje më 23 prill, ku ka dhe bashkëpunime me emra të njohur si reperi Chris Brown, T.I etj.


6/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin

Risi në Kombëtare, Sylvinho piketon mesfushorin që luan në Danimarkë! Konkurrencë për Asllanin dhe Ramadanin