Këngëtarja Rita Ora rrëmben gjithnjë vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale.Ajo është shumë aktive, duke ndarë me fansat shpesh momente të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.
/Shqiptarja.com
Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi të reja në Instagram, ku shfaqet mjaft me stil në ngjyrën e portokalltë. Rita ka pozuar pranë një peme me mandarina, ndërsa ka dhënë një mesazh të fuqishëm për gratë.
“GRUAJA – të enjteve ne kapim atë që duam dhe përgatitemi për fundjavën…”, ka shkruar këngëtarja me famë botërore.
Ndryshe, javë më parë ajo bëri të ditur se ka nisur punën për këngën e saj më të re.
e.gj/Shqiptarja.com











