Fenomeni kosovar në Britani, Rita Ora duket se dëshiron të komentohet jo vetëm për produksionet e saj muzikore por kryesisht për pamjen e jashtme.

Ajo është shfaqur në eventin “Glamour of Italian Fashion 1945-2014”, i cili zhvillohej në ambientet e “Victoria & Albert Museum” në Londër.

Përveç ngjyrës së flokëve bënte mjaft përshtypje edhe fustani i gjatë dhe i çuditshëm i këngëtares.

Ndërkohë mediat e huaja e kanë krahasuar këtë pamje të Orës me veshjet për Halloween.

Kohët e fundit ajo ka publikuar këngën më të re të titulluar “I Will Never Let You Down”.

rita ora

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)