Rita Ora nis punën për albumin e ri

Rita Ora nis punën për albumin e ri
Këngëtarja e suksesshme Rita Ora ka filluar punën për albumin më të ri muzikor.

Albumi i radhës do të jetë i dyti në karrierën e saj muzikore, pas projektit të parë me titull “Ora”.

Bukuroshja Ora ka udhëtuar drejt Los Angelesit për të punuar në lidhje me projektin e ri.



Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në rrjetin social Twitter, duke postuar një shkrim.

“Rrugës për Los Angeles për të punuar albumin e dytë”, ka shkruar Rita në rrjetin social.

Rita edhe pse e re në moshë ka korrur një sukses të madh në skenat botërore.



Shumë prej këngëve të saj janë kthyer në hitë të cilat dëgjohën në çdo vend.

Rita së fundmi ka zhvilluar turin e saj muzikor “Radioactive Tour”, në Britaninë e Madhe, ku u prit mjaft mirë.



Eksperienca e saj e mëparshme duke shoqëruar grupin “Coldplay” në turin e tyre i ka dhënë një eksperiencë të vyer Ritës.

(b.t/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen

Arben Meçe: Kupola drejtuese, fatkeqësia e PD-së! Miltantët janë distancuar prej tyre, duhet të japin dorëheqjen