Rita Ora padit Jay Z

Rita Ora padit Jay Z
Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora i është drejtuar gjykatës, me një padi kundra kompanisë Roc Nation, të producentit Jay Z. 

25-vjeçarja shqiptare kërkon të mbyllë përfundimisht kontratën me kompaninë.

Duke iu referuar ligjit të Kalifornisë të marrëdhënies 7-vjeçare mes një kompanie dhe një individi, ajo kërkon shkëputjen ligjore nga menaxhimi i tyre.

Këngëtarja nënshkroi kontratën me Roc Nation në 2008, kur ishte 18-vjeç dhe tashmë shprehet se kompania muzikore po fokusohet në menaxhime sipërmarrjesh të tjera si sporti, duke e lënë Ritën.

Ylli i muzikës ka thënë se ajo ka paguar vetë për të gjitha daljet e saj skenike, dhe për regjistrimet e videot muzikore. Në padi shkruhet se marrëdhënia e Ritës me “Roc Nation” është dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme, duke hedhur poshtë çdo tentativë për rishikim të marrëveshjes.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare

Shtetet baltike dhe Polonia kërkojnë fonde nga BE-ja për mbrojte kufitare