Rita Ora së shpejti bashkëpunim
me Justin Timberlake?

Rita Ora së shpejti bashkëpunim<br />me Justin Timberlake?
Këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora mesa duket dëshiron të arrijë nivele të tjera në karrierën e saj muzikore.

Sipas mediave të huaja ajo ka shprehur dëshirën për të bashkëpunuar në një duet me këngëtarin e njohur Justin Timberlake.



Madje tabloidi “The Sun” thekson se Ora është parë duke biseduar miqësisht me bashkëshorten e Timberlake, aktoren Jessica Biel, e cila mësohet të ketë biseduar me Justin për një bashkëpunim me Ritën.



Përveç karrierës së suksesshme si soliste, Rita Ora ka patur edhe disa bashkëpunime si me Snoop Lion, Tinie Tempah etj.



Jemi në pritje nëse këngëtarja Ora do të arrijë këtë bashkëpunim që për karrierën e saj do të shënonte një tjetër hap me rëndësi.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

 

9/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re