Rita Ora të jetë në një lidhje
me skocezin Harris?

Rita Ora të jetë në një lidhje <br />me skocezin Harris?
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, di si të tërheqë vëmendjen mediatike.

Ajo është përfolur shumë për marëdhëniet e saj të dashurisë, ku shpeshherë është spekuluar se me kë mund të jetë lidhur.

Javët e fundit ajo është parë duke u shoqëruar vazhdimisht me Dj dhe këngëtarin Skocez, Calvin Harris, ku sipas mediave të huaja huhet se kanë krijuar një lidhje së bashku.



Në fundjavë 22 vjeçarja Ora dhe skocezi Harris kanë udhëtuar me një avion privat drejt Las Vegasit, ku ky i fundit pati një nga persformancat e radhës ditën e shtunë.

Ka qenë vetë 29 vjeçari Harris, i cili ka postuar një foto në faqen zyrtare të Ritës, duke shkruar:-“ Ti përsëri”.



Ata janë shfaqur së bashku dhe në eventin e përvitshëm ku mblidhen emra të njohur të Hollywood-it. Rita, u shfaq super seksi e veshur me një fustan të bardhë, që nxirrte në pah format e saj.


(Calvin Harris)

Miqtë e tyre u shprehën se çifiti është dukur mjaft i lumtur dhe kanë kaluar çaste të bukura së bashku.

Redaksia Onilne
(b.t/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re

455 nxënës mësim me turne prej 5 vitesh, protestë në Nikël: Ministria e Infrastrukturës të rindërtojë shkollën e re