Rita Ora është një këngëtare e talentuar po aq sa është edhe një imazh i Fashionit.

Ajo është zgjedhur këtë herë nga revista prestigjoze e modës Flare për një set fotografik.

Rita ka pozuar topless për disa  xhaketa xhinsi.

rita ora

Këngëtarja ka shprehur edhe një herë simpatinë e saj për Beyonce duke thënë se ajo ka një karrierë që çdo femër do të donte që ta kishte.

Revista Flare e ka quajtur këngëtaren me origjinë kosovare si ylli i Popit dhe ikonë e stilit.

Ajo ka shfaqur një make-up minimal me buzët e kuqe të flaktë që nuk i mungojnë thuajse asnjëherë.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)