Zgjedhjet vendore/ Boçi i vë kusht Alibeajt: Tërheqja e ankimimit në Gjykatë pengon bashkimin! Denoncimi për Bashkinë e Vaut të Dejës: Ende s'kam përgjigje nga SPAK

Nënkryetari i Rithemelimit ka i ka vënë një kusht kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj në mënyrë që PD të bashkohet për zgjedhjet vendore 2023. Teksa denoncoi bashkinë e Vaut të Dejës në një konferencë me gazetarët, Boçi theksoi se nëse Alibeaj nuk tërhiqet nga ankimimi në Gjykatë për siglën e Partisë Demokratike, do të vinte në pikëpyetje deklaratat e shumta për bashkëpunim. Por në këtë rrugë bashkëpunimi, Boçi thotë se Enkelejd Alibeaj duhet të tërhiqet nga beteja ligjore në Apel se kujt i takon drejtimi i Partisë Demokratike.

Pra, veçse duhet të gjejnë dakordësinë për mënyrën se si do të zgjidhen kandidatët, me Sali Berishën që këmbëngul te primaret, demokratët duhet të mendojnë se me cilën logo partie do i regjistrojnë ata në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Nënkryetari i Berishës shtoi gjithashtu se po zhvillohen biseda intensive në mënyrë që Partia Demokratike, Rithemelimi dhe parti të vogla të dalin në zgjedhje vendore me një kandidat të përbashkët. 

Luçiano Boçi ka denoncuar sërish Bashkinë e Vaut të Dejës e drejtuar nga Mark Babanil. Sipas tij, 741 milion lekë i ka alokuar Bashkia e Vaut të Dejës nga një firmë private për të pastruar territorin me një kontratë 3-vjeçare. Në deklaratën e tij, Boçi e cilëson Babanin si ‘djall të korrupsionit’ ndërsa shton se nuk është pastruar asnjë nga zonat e deklaruara.

741 milion lekë i ka alokuar Bashkia e Vaut të Dejës një firme private për të pastruar territorin me një kontratë 3 vjeçare. Komuniteti lokal ka protestuar më 21 maj 2021 para se të firmosej kontrata, por qëndrimi i tyre ka rënë në vesh të shurdhër. Bëhet fjalë për kontratë “shërbime pastrimi”, e cila kryhej nga Bashkia pararendëse me rreth 100 milion lekë në vit, pra me gjysmën e shumës që ka faturuar kryebashkiaku socialist, Mark Babani. Nuk  është vetëm shuma e akorduar, por edhe mjaft detaje të tjera ku fshihet djalli i korrupsionit.

Për shembull:

  • -Përllogaritja e fondit limit është bërë bazuar në të dhëna fiktive, në numrin e popullsisë sipas Ministrisë së Finanacave dhe mbi të janë përllogaritur sasitë e mbetjeve për banorë. Në fakt, duhej marrë si bazë numri real i banorëve në këtë bashki, i cili është shumë herë më i vogël dhe për rrjedhojë fondi limit duhej të ishte më i ulët.
  • -Në kontratë parashikohet ‘shërbim pastrimi’ në masën 90% të territorit të Njësive Administrative Temal, Vig Mnelë dhe Shllak, ndërkohë është  krejtësisht e  pamundur diçka e tillë, pasi në këto zona  rrugët janë të pa kalueshme për  makinat  e pastrimit për arsye të terrenit të vështirë malor.
  • -Bashkia, në shtojcën nr. 2, kërkon që “për zonën semiurbane do blihen 100 kazane metalike të xinguar 1100 litrash dhe për zonën rurale 200. Sipas dokumentacionit nuk  ka asnjë zë në situacionet e korrik 2021-korrik 2022, që tregon se janë blerë kazane, por nga ana tjetër likuidimet janë bërë të plota. Në videon që do paraqesim në fund një gjë të tillë e konfirmon edhe vete zj. Nurie Çelepija, Administratore e NJ. A. Bushat si dhe anëtare e komisionit të monitorimit.
  • -Bashkia kishte mjetet e veta me të cilat ka ofruar një shërbim cilësor ndër vite, konkretisht mjete të viteve 2012,2014, ndërkohë  lidh  kontratën e re dhe e ofron këtë shërbim me mjete të viteve: 1996, 2003 dhe 2008.
  • -Në preventiv është parashikuar të likujdohet çdo muaj kompania “Leka 2007” për “Depozitim mbetjesh në landfillin e Bushatit”, kjo jo vetëm në kundërshtim me ligjin, por edhe jashtë çdo logjike ekonomike, pasi Ndërkomunalja e Bushatit është shoqëri aksionere ku 100% të aksioneve i ka vetë Bashkia Vau Dejës dhe ajo duhet t’ia bëjë pagesën drejtpërdrejt Ndërkomunales dhe jo t’ia kalojë lekët firmës private.
  • -Referuar Akt-Konstatimit të Anti-korrupsionit, kompania “Leka 2007” ka paraqitur kontratë qiraje me subjektin “Alko Impex”, për marrjen me qera të dy mjeteve. Ndërkohë në Buletinin Nr. 95 “Njoftim Fituesi”, rezulton që ky operator ka qenë pjesëmarrës në këtë procedurë dhe është tërhequr. Kjo vërteton paracaktimin e fituesit dhe se ky tender është një aferë e madhe korruptive nga ana e bashkisë Vau i Dejës në bashkëpunim me operatorët ekonomikë pjesëmarrës.
  • -Në Njësinë Administrative Shllak,Temal Vig Mnelë është  parashikuar në masën 90 përqind  pastrimi dhe pagesat për këto njësi janë kryer në masën 100 përqind. Nga verifikimi në terren dhe dëshmitë e banorëve të këtyre njësive rezulton se në këto Njësi nuk është kryer ky shërbim. 3.
  • -Në grupin e monitorimit të zbatimit të kontratës për Nj. Administrative Temal,Vig Mnelë dhe Shllak, nuk ka asnjë punonjës nga këto njësi që monitorojnë zbatimin e shërbimit. Si mundet një punonjës i monitorimit të kontratës të gjendet njëkohësisht në dy njësi administrative? Kjo sipas proçes verbalit të mbajtur nga Bashkia Vau Dejës. Ndërkohë vetë drejtori i shërbimeve ka firmosur për ofrimin e shërbimit në këto njësi.- tha ndër të tjera Boçi

Një ditë më parë, opozita nisi negociatat për të shkuar drejt zgjedhjeve vendore të 2023 me një kandidat të përbashkët, duke e cilësuar kështu si e vetmja mënyrë për të mundur “armikun”, Edi Rama. Pasi Berisha shtriu dorën për bashkëpunim, grupi parlamentar i PD-së drejtuar nga Enkelejd Alibeaj ka mandatuar Gazment Bardhi, si personi kyç që do të negociojë me PD-në e Berishës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:58
A është kusht për Alibeajn tërheqja nga ankimimi në gjykatë? Boçi: Do vinte në pikëpyetje deklaratat për bashkëpunim

 

Nënkryetari i Rithemelimit, Luçiano Boçi tha se Enkelejd Alibeaj duhet të tërheqë ankimimin që ka bërë në gjykatë pasi e ka quajtur antiligjor dhe se vë në pikëpyetje deklaratat që bëhen për bashkëpunime dhe bashkim të demokratëve në zgjedhjet lokale.

Pyetje: Ju thatë se tërheqja e Enkelejd Alibeajt nga apelimi nuk është kusht por nëse do ta çoje deri në fund këtë çështje a jeni të gatshëm që kandidatët tuaj ti çoni me logon e vjetër të PD në zgjedhje?

Boçi: Nuk duhet të bëjmë insinuata me ta zëmë. Ankimimi është anti ligjor, një punë e nisur në mënyrë antilgjore vazhdon e zgjidhet në mënyrë antiligjore.

Ne kemi kërkuar jo kusht por dëshira për të bashkuar demokratët në interes të demokratëve duhet të konkretizohet me veprime që bashkëshoqërohet e veprimi i tërheqjes duhet të bëhet me këtë lloj dëshire.

Se kjo i vë pikëpyetje sinqeritetit e deklaratave që bëhen për bashkëpunime.

Logoja do ketë një kandidat e s’do jenë të loguar sipas partive por do kenë logon e frontit.

Kandidati është i përbashkët. Ai do veshë fanellën e frontit opozitar, logo jonë është e barabartë me gjithë logot e tjera e kjo e zbeh lojën jo të ndershme të logos zyrtare të mbajtur peng apo gjërave të tjera. Se janë mekanizma politikë që nuk janë të shpikura.

Kur fronti është kaq i gjerë fitorja është më afër se sa kur janë të ndarë në minifronte partitë.

Ora 12:42
Zgjedhjet 2023, Boçi tregon si po vijojnë negociatat me Rithemelimin: Po zhvillohen biseda intensive! Kemi një qëllim të përbashkët

1665571536_d9edd2f3596b45e0948aa7cc4a143357.jpg

PD ka nisur negociatat për bashkimin me Rithemelimin që të shkojnë në zgjedhjet vendore me 1 kandidat të përbashkët. Nënkryetari i PD, Luciano Boçi tha se në konferencë me gazetarët se po zhvillohen biseda intensive. Qëllimi i vetëm theksoi se është bashkimi i demokratëve.

“Nuk kanë munguar bisedimet, kanë qenë intensive, vazhdojmë të jemi në bisedime për atë që e kemi konsideruar si problemin kryesorë të demokratëve, bashkimin e tyre. Do vazhdojmë të bisedojmë sepse duam të arrijmë bashkimin e demokratëve, është realizuar në mënyrë horizontale, por duam që të jetë dhe vertikal. Këto janë bisedime që kanë marrë formë më mediatike, ku është kërkuar gjetja e një negocimi, do vijohet biseda në nivele deputetësh, por dhe nga ne që jemi pjesë e grupit parlamentar. Mos harrojmë që kemi pasur një kërkesë për të pasur një qëndrim për Reformën Zgjedhore”, tha Boçi.

 

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 13/10/2022 03:07

    E shikoni,Berisha thoshte se /as ve,as pranoj kushte/,por ja ku nxerr Bocen qe shantazhon e ve kusht per terheqje te ceshtjes nga gjykata.Ketyre po u dhe gishtin,te marrin krahun.Alibeaj do te beje gabim po ul ne bisedime me Rithemelimin.Rithemelim e Berishe jane nje e te pandare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë