'Tym e flakë në Kuvend' Berisha krenohet për jehonën e kaosit që krijoi: E gjithë bota shkroi dje për ne

Nga SHBA e Kanadaja në Amerikën e Veriut, Evropë e deri në Australi janë shfaqur në media më të rëndësishme botërore pamje të seancës parlamentare të së hënës, 20 nëntor, në Kuvendin e Shqipërisë, mes kaosit, tymit e flakës ndërsa duhej të ishte një nga seancat më të rëndësishme të Parlamentit pasi duhej të diskutohej pr/buxheti 2024.

 E teksa imazhet kanë përcjellë një imazh 'të padenjë' për Shqipërinë, që kërkon të integrohet në BE, ka nxitur dhe reagime të ashpra nga mijëra ndjekës në rrjetet sociale, Sali Berisha doli sot në konferencë të krenohet para gazetarëve për kaosin e krijuar duke mos lejuar zhvillimin e një seance normale diskutimi siç duhej të ndodhte në botën demokratike.

“ Dy arsye bënë mbrëmë që Shqipëria të jehojë në titujt më kryesorë të medieve ndërkombëtare. E para ishte ndeshja përmbyllëse e kombëtares në eliminatoret e Euro2024. E dyta ishte qëndresa e opozitës shqiptare në parlament kundër mobodiktaturës apo narkodiktaturës së Edi Ramës.Duhet të theksoj se mediat më serioze të planetit, BBC, Fox News, ZDF, SKY, Washington Post, Guardian, Independent, Telegraph dhe dhjetëra e dhjetëra media në të pesë kontinentët, kishin në tituj kryesorë aksionin opozitar pa kthim të opozitës shqiptare.

Opozita i tregoi mbrëmë botës se kryeministri shqiptar, që herë vishet me atlete për modern dhe herë tjetër me çitjane për oriental, votoi dje në 4 minuta, në rekordin më të turpshëm botëror, buxhetin dhe kjo sepse ai nuk pranon të lejojë në përputhje me Kushtetutën, krijimin e komisioneve hetimore parlamentare për veten, familjen, sojsorollopin e tij dhe ministrat dhe zyrtarët e tij. Opozita i tregoi botës se Edi Rama në fakt është një kryeministër, por pasi voton buxhetin, i ndalon opozitës të paraqesë ligje, duke i mohuar asaj 31 të tilla, pa proces të duhur parlamentar.

Berisha shkon më tej duke sulmuar analistët të cilët u shprehën kundër aksionit opozitar të kaosit në seancën ku do të votohej pr/ligji më i rëndësishëm për vendin ai që ka të bëjë me financat për vitin e ardhshëm.

“Analistët e qeverisë, për të shumuar aksionin, për dezinformuar apo hedhur baltë mbi të, u shprehën se nuk ishte kjo një fitore, pasi buxheti u votua gjithsesi. Mjerimi nuk ka kufi në mendim, përveçse këtë. Beteja e opozitës është për një qëllim madhor. Misioni ynë është shembja e diktaturës. Diktaturat nuk shemben duke ndaluar një votim, por duke treguar të vërtetën njerëzve dhe opinionit publik shqiptar dhe ndërkombëtar. Dhe e vërteta mbrëmë u tregua pa asnjë filtër nga mediat më të fuqishme të botës" tha Berisha.

Ish kryeministri u shpreh i vendosur për të vijuar më tej skenarin e kaosit, për të cilin ai thotë se 'nuk ka kthim' deri në plotësimin e kërkesave të opozitës. Maxhoranca e akuzon se po përpiqet të mbrojë veten pasi refuzon të paraqitet në SPAK ku është në hetim për aferën e privatizimit të kompleksit Partizani, që pasoi me ndërtimin e 19 kullave dhe një fitim, sipas SPAK, të 5.4 milionë euro për dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 21/11/2023 17:49

    E gjithe bota shkruajti se cfare qeniesh jasht njerezore jane ata qe ndezin flaken ne mes te parlamentit u habiten me shtazen e pyllit Sali Berishen dhe bashkautoret e tij funderrinat!As koshi i plehrave nuk do ti mbaj dot keta mbeturina!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano