Nga SHBA në Australi, jehonë flakëve në Kuvend: Zjarri u ndez nga opozita! Komentuesit e huaj: Këta duan të hyjnë në BE?

Nga SHBA e Kanadaja në Amerikën e Veriut e deri në Australinë e largët janë shfaqur në media më të rëndësishme botërore këto pamje të seancës të së hënës në Kuvendin e Shqipërisë, të paprecedenta ndonjëherë në një parlament në botë.

Media si Reuters, Associated Press, BBC, The Guardian, The Times, Ëashington Times, The Telegraph, The Independent, Deutsche Welle, Corriere della Sera, TRT, 7NEWS Australia, Global Neës dhe shumë të tjera kanë shkruar në gjuhët më të mëdha të botës, për kaosin e krijuar nga opozita shqiptare.

Mediat shkruajnë se ka qenë pikërisht deputetët e opozitës që kanë vënë flakën në tentativë për të penguar diskutimet për buxhetin.

“Ligjvënësit demokratë ndezën flakë dhe grumbulluan karrige njëri mbi tjetrin në mes të sallës në momentin kur kryeministri Edi Rama zuri vendin për të votuar buxhetin e vitit të ardhshëm”, shkruan Asocciated Press.

Bën përshtypje që thuajse të gjitha mediat i kanë publikuar pamjet edhe në rrjetet sociale, me video të punuara, teksa vihet re një reagim shumë i ashpër i ndjekësve ndaj ngjarjeve, duke dëmtuar shumë rëndë imazhin e vendit.

“A janë këta njerëz të rritur, jo fëmijë? wow”

“Dhe këta njerëz duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian?”

“Vetëm në Shqipëri...”

“Bota drejtohet nga kllounët”

Disa prej mbi 550 komenteve në faqen e BBC, ndërsa 99% e komentuesve janë të huaj.

“Tani ky është një vend kandidat për anëtarësim në BE nëse kam parë ndonjëherë një...” thotë një komentuese në faqen e Youtube në The Guardian.

‘Nëse Rusia është e përfshirë atë në të gjithë do ta dijmë?”, pyet një tjetër.

“Absolutisht çmenduri”, shprehet një ndjekëse në faqen e Euroneës në anglisht.

Këto dhe mijëra komente e reagime të tjera të qytetarëve nga e gjithë bota, komente në të cilat dallohet qartë shokimi dhe mos pranimi. Të gjitha këto goditje për imazhin e vendit në një kohë kur Shqipëria negocion me Bashkimin Evropian për anëtarësim si dhe po shndërrohet në një nga destinacionet me të preferuara nga miliona turistë në botë. 

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nakui: 22/11/2023 09:45

    keta nuk duan te hyne ne Be

    Përgjigju
  • Scutari: 22/11/2023 03:46

    Minuesi i demokracisë vijon të tymosë demokracinë dhe Rama që rri e thith tymin....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano

Qeveria rishpall tenderin 400 mln euro të Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano