Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi i ftuar në emisionin "Kontrast" në Report Tv ka dënuar kaosin e krijuar nga Rithemelimi, veçanërisht në seancën e sotme parlamentare ku u votua projekt-buxheti dhe paketa fiskale e vitit 2024. Për Idrizin sot Rithemelimi duhet të bënte “armëpushim” që të kishte diskutime mbi buxhetin, duke e cilësuar seancën e sotme si më të rëndësishmen.
“Nëse do të komentoj pamjet, tregon sa e brishtë ose sa pak ka ecur parlamentarizmi në Shqipëri. Janë pamje që u kthehemi vazhdimisht. Buxheti nuk është si ligjet e zakonshme por përcakton jetën ekonomike sociale të të gjithë shqiptarëve. Është akti më i rëndësishëm. Pamje të tilla tregojnë sesa pak ka ecur parlamentarizmi në Shqipëri. Parlamenti nuk vendi dy palëve që kacafyten por i të urtëve që diskutojnë dhe gjejnë zgjidhje të përbashkët. Unë vetë isha përgatitur për të thënë ato që më preokupojnë në këtë buxhet. Bëhet fjalë për buxhetin e një vendi të vogël të varfër.
Parlamenti opozita padyshim duket se është në të drejtën e vetë që të protestojë apo të gjejë akte kur nuk gjen hapësirën. Për mua është gabim dhe retorika e opozitës kur thotë se nuk po na lënë të drejtën tonë për komisione. Është e drejtë e deputetëve. Nëse ne themi se do bëhemi prokurorë për të dënuar këta sigurisht që edhe pala tjetër do të reagojë.
Mendova se sot për projektbuxhetin opozita do të bënte armëpushim. Edhe ata vetë dhe ne të diskutonim të debatonim sepse sot duket se për 5 minuta të dy palët duket se e kryen detyrën e tyre. Kurse ne i kemi fjalimet në xhep”, - tha Idrizi në një bisedë me Denis Mingën dhe Lorenc Vangjelin.
Lajmi kryesor:
Greqia kërcënon me veto, Idrizi në Report Tv: Sjellje arrogante, jemi treguar jo reciprok në kërkimin e të drejtave tona! "Beleri" shumë i vogël përballë çështjes çame
B.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?
-
Po
73.9%
-
Jo
19%
-
Nuk e di
7.1%
Vota total: 2857
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Pse opozita në Shqipëri nuk është e unifikuar karshi Athinës?
13 Maj, 18:55
-
Davkova u betua në emër të Maqedonisë/ Reagon kryeministri grek: Provokim! Shkupi t'i rikthehet Marrëveshjes së Prespës
13 Maj, 09:42
-
Takimi në Athinë, Rama për median greke: Asnjë mesazh për rastin Beleri! Vizita s’është ndërhyrje në zgjedhje, teori konspirative
12 Maj, 09:58
-
Mero Baze: Duajeni Shqipërinë, si Berisha, Greqinë
11 Maj, 20:20
-
Ylli Pata: Si u kthye Beleri nga 'kalë troje' në lodër politike
11 Maj, 19:19
-
Përcaktohen gjyqtarët e Apelit të Posaçëm që do të shqyrtojnë ankimimin e Fredi Belerit
9 Maj, 15:32
-
KE 'shuplakë' Greqisë për 'Belerin', reagon Athina zyrtare: Çështje evropiane
8 Maj, 15:17
-
BE sërish 'shuplakë' Greqisë për Belerin: Mosmarrëveshjet dypalëshe të mos pengojnë anëtarësimin e Shqipërisë
7 Maj, 20:02
-
S’pranoi rekursin, Kushtetuesja zbardh vendimin për Belerin: Ezauro gjykatat e tjera
6 Maj, 17:30
-
Eurodeputeti grek takon për herë të katërt Belerin në burgun e Fierit, e shoqëron Dule: Për këtë padrejtësi ka interes edhe në nivelet Europiane
6 Maj, 09:44
-
Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit
25 Prill, 14:26
-
Fredi Beleri dhe Greqia, Rama: S'negociojmë asgjë e me askënd, as brenda partisë e as mes partive e as me një shtet tjetër
24 Prill, 17:49