Rithemelimi kaos në Kuvend, Zaloshnja për Report Tv: Shqiptarët kundër aksionit të Berishës, nuk i rrit mbështetjen në elektorat

TIRANË- Analisti Eduard Zaloshnja ka komentuar në Report Tv kaosin që Rithemelimi po shkakton prej javësh në Kuvend, duke sabotuar punën. Në sondazhin e realizuar për Report Tv, Eduard Zaloshnja tha se 80% e shqiptarëve votuan kundër aksionit të Rithemelimit në Kuvend.

“Pa ndodhur këto reagime, pa u shprehur ambasadat, në sondazhin që bëmë për Report Tv, ne e zbuluam se pothuajse 80% e shqiptarëve ishin të mendimit që kauza bllokuese e opozitës në kuvend nuk i rrit përkrahjen elektorale. Edhe ata njerëz që kanë votuar për opozitën, jo të gjithë mendojnë që kjo luftë në parlament do t’i rrisë pikë në elektorat opozitës”, tha Zaloshnja.  

I pyetur nëse Berisha po e përdor këtë situatë për shkak të përballjes që duhet të ketë me drejtësinë,  Zaloshnja tha se nuk mund të jetë rastësi nisja e protestave në Kuvend direkt sapo ai u njoh me masën e sigurisë.

“E vështirë të mos shohësh një lodhje kohore që mes momentit kur Berisha u kërkua të paraqitej në SPAK dhe fillimit të protestave në kuvend. Nuk mund të jetë rastësi fillimi i një aksioni kaq ekstrem në parlament kur ndërkohë Berishës iu dha atë vendim, që për të ndoshta ishte e paparitur, por për shumë të tjerë është i pritur”, tha Zaloshnja.  

Sondazhi i Report Tv

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi