Tirane - Mbi 1 mijë forca të policisë, mes tyre ata të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës do të jenë nesër në terren për mbarëvajtjen e protestës të thirrur nga Rithemelimi para kryeministrisë.
Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA. Gjithashtu do të jenë në dispozicion, autobotë me ujë në rast se do të ketë incidente.
Disa segmente do të bllokohen 2 orë para nisjes së protestës deri në përfundim të saj: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, informon gazetari i Report Tv, Sokol Dema.
Hyrja e kryeministrisë është izoluar disa orë para protestës së Rithemelimit që zhvillohet ditën e nesërme.
Thote nj GOMAR do bejme proteste dhe labaket qe genjehen me disa leke te qelbura ven pas tij.Protesta te behen kur ka motive por jo kot me duket se dhe qeverise i pelqen kjo gjendje (login kapi macka miun).
PërgjigjuNeser byrektoret kane pune .... do mblidhen çakenjt per te mbrojtur komunistin sali..
PërgjigjuRiprotestojë
Përgjigju