‘Rithemelimi’ zgjedh kreun e degës së Roskovecit, Luan Baçi sulmon Alibeajn: Po shpif dhe dëmton PD, hajde shiko realitetin në votime

ROSKOVEC- Ditën e sotme Grupi i Rithemelimit zgjodhi kreun e degës së PD në Roskovec. Emels Xhaxhaj është shpallur fitues me 297 vota , duke mundur në këtë garë Kevin Cjapi i cili mori vetëm 16 vota. Për të vëzhguar këto zgjedhje i deleguari i Berishës është Luan Baçi i cili ka sulmuar Enkelejd Alibeajn, duke thënë se po dëmton PD me propagandën dhe shpifjet që thotë në media çdo ditë.

“Këto zgjedhje janë të gjithë pranuara pasi zhvillohet nga vet demokratët. Do të jemi më të fortë më të hapur më të bashkuar ashtu sikurse ka qene slogani i PD , përtej  propagandës dhe nxirjes që bëjnë disa individë që vazhdojnë akoma të dëmtojnë PD siç është ai që e quan vetën kryetar i komanduar. Do t’i ftoja të ishin në Roskovec sot për të parë realitetin, që ka një pjesëmarrje të lartë dhe faktet flasin vet. Do t’i ftoja të ishin pjesë e garës dhe jo të nxijnë realitetin nëpër media sepse ashtu si dështuan me kuvendin e tyre të famshëm që u ulën 5004 delegatë në 1940 karrige , kështu po dështojnë çdo ditë me propagandën dhe shpifjet e tyre. I referohem zotit Alibeaj dhe atyre 3-4 që janë rreth tij “, tha Baçi

Më herët Komisioni i Rithemelimit zgjodhi Agron Lokën në Fushë Krujë,  Leonard Rakipajn në Selenicë, Rrapi Gjikën në Fier dhe Resmi Shanaj në Mallakastër. Zgjedhjet për kryetarët e degëve të PD do të përfundojnë më 20 prill. 10 ditë më pas, Rithemelimi mbledh Kuvendin Kombëtar, nga ku do të nisë procesin për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?