COVID/ Rritja e rasteve, Rakacolli: Gjatë verës s'janë zbatuar masat! Delta prek edhe fëmijët, 7 të shtruar në pediatri! Për afganët, do ketë kujdes të veçantë shëndetësor

Pavarësisht rritjes së rasteve me COVID Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të lërë në fuqi masat aktuale duke i konsideruar si eficente. Në një intervistë për Report TV zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli njëkohësisht dhe kryetare e komitetit tha se nëse këto masa që janë në fuqi respektohen nuk do të ketë përkeqësim të situatës epidemiologjike dhe as shtrëngim masash në shtator. Rritja e rasteve me COVID, Rakacolli tha se ka ardhur pasi qytetarët nuk i kanë respektuar masat gjatë sezonit turistik. 

"Masat merren në varësi të indikatorëve që janë numri i rasteve ditore, i të shtruarve atyre që kanë nevojë për përkujdes intensiv. Një ndërthurje e tyre sugjeron nivel masash. Vetë prania e Deltas që është me infeksioz se të tjerat. Këto masa nuk janë zbatuar siç janë rekomanduar. Një nga masat më efikase është mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura. Por nuk mbahen maskat.  Jemi të ndërgjegjshëm se masën e pasur në fuqi të mbajtjes së maskës në ambient të mbyllur ka bërë që ne të kemi këtë lloj përkeqësimi situate. Me këtë nivel vaksinimi që kemi sot nëse këto masa do zbatohen si duhet situata do të mbetet e kontrolluar, nëse përkeqësohen do të ketë masa të tjera por janë në përputhje me përkeqësimet.

Mbyllja varet nga shifrat. Ne jemi të përgjegjshëm të themi se nëse zbatohen këto masa padyshim që sdo kemi shtim të rasteve dhe përkeqësime të situatës epidemiologjike. Masa më shumë skishte pse të merreshin gjatë sezonit sepse që në fillim të sezonit turistik e vlerësuam këtë. Ka pasur dendësi të madhe njerëzish dhe masat nuk janë respektuar. Ska të bëjë me llojin e masës por me zbatimin”, tha Rakacolli.

Varianti Delta përhapet më shpejt dhe ka sjellë rritje të rasteve ditët e fundit. Të rrezikuar nga varianti Delta, Rakacolli nënvizoi se janë edhe fëmijët. Aktualisht në pediatri janë 7 fëmijë të prekur me COVID  por që nuk janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Edhe fëmijët preken. Kemi pasur edhe fëmijë të prekur edhe nga simptoma të rënda. Kemi pasur një humbje jete nga dhjetori. Pastaj fëmijët që kanë qenë në gjendjet ë rëndë kanë shpëtuar. 7 fëmijë kanë nevojë për kujdes spitalor. Por sjanë në gjendje të rëndë”, tha ajo.

95% e të infektuarve me COVID janë të pavaksuanuar, deklaroi Rakacolli në Report Tv.

"Efekti i vaksinimit në situatën epidemiologjike është shumë i ndjeshëm. 95% e të infektuarve janë të pavaksinuar. Ky është tregues i fortë. Rastet në spital janë shumë pak  të vaksinuar, janë gjerësisht të pavaksinuar. Ka një përqindje të vogël që nuk reagon ndaj vaksinave. Vaksina të mbron nga forma e rëndë e sëmundjes... Vjet në këtë periudhë ka qenë i mbushur COVID 1 dhe gati në përfundim të kapaciteteve edhe covid 2. Kurse tani situata menaxhohet vetëm me 1 spital".

Për afganët që do të vojnë në vendin tonë, kryetarja e komitetit Teknik të Ekspertëve tha se do ketë kontroll të veçantë. Kontrolli do të nisë që nga aeroporti e në vijimësi të qëndrimit të tyre në vendin tonë. Ndërsa u pyet për planin e masave të vitit të ri shkollor, deklaroi se si mundësi do të shihet sërish zhvillimi i mësimit të alternuar, online dhe në klasë. Ndërkaq përmendi edhe disa pika të protokollit që janë kontrolli i temperaturës, respektimi i distancës socile nëpër banka, survejim dhe nga ana e personelit shëndetësor.

Komiteti tha se me rritjen e mbulimit të vaksinimit të popullsisë dhe nëse qytetarët respektojnë masat në fuqi duke mbajtur maskat në ambiente të mbyllura dhe ruajtjen e distancës atëherë do të kemi një kontroll më të mirë të situatës dhe ulje të rasteve të COVID. Në 24 orët e fundit 3 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit, mes tyre dhe një 20-vjeçar nga Korça më sëmundje bashkëshoqëruese. Nga 7725 testime të kryera, 844 qytetarë kanë rezultuar pozitiv. 

Masat në fuqi: 
-Ora policore shtyhet në orën 24.00 – 06:00.
-Orari për muzikën ndryshoi, nga 22:00 u bë 23:00
-Lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të ISHP.
-Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:13
Ardhja e afganëve, Rakacolli: Do ketë kujdes të veçantë shëndetësor për ta! Plani për vitin e ri shkollor, e kemi si mundësi mësimin e alternuar

Për afganët që do të vojnë në vendin tonë do të ketë kontroll të veçantë shëndetësor. Kështu tha zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, e cila nënvizoi se kontrolli do të nisë që nga aeroporti e në vijimësi të qëndrimit të tyre në vendin tonë.

“Do ketë kujdes të veçantë për ta që nga momenti i kontrolleve shëndetësore që do të bëhet në aeroport dhe do  të ndiqen për shëndetin e tyre në vijimësi”, tha Rakacolli.

Ndërkaq zv. ministrja foli dhe për vitin e ri shkollor dhe planin e masave. Si mundësi do të shihet sërish edhe zhvillimi i mësimit të alternuar, online dhe në klasë, nënvizoi Rakacolli.

“Me situatën që është tani ska arsye që mësimi të fillojë por të mendojmë se kemi arsimtarë të vaksinuar, prindër, gjyshërit janë të vaksinuar. Nuk është më ajo situatë ku insistonim në mbylljen e shkollave. E kemi si mundësi mësimin e variantit të përzier online dhe në klasë.

Nxënësit do hyjnë dhe do dalin vetëm njëherë nga shkolla. Do kontrollohet temperatura. Dritaret e hapura. Respektimi i distancës socile nëpër banka. Nxënësit do kenë një distancë të caktuar. Do ketë survejim dhe nga ana e personelit shëndetësor”, tha më tej zv.ministrja.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore: 25/08/2021 17:50

    Po mire moj zonje e nderuar kur e di qe sjane zbatuar masat pse nuk ngre zerin te merren masa per ata qe nuk i zbatojne e ata qe nuk i kontrollojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë