Rival me Al Nassr-in e Ronaldos, klubi arab ofron 300 milionë euro në sezon për Lionel Messin

Rival me Al Nassr-in e Ronaldos, klubi arab ofron 300 milionë euro në sezon për Lionel Messin

Lionel Messi

Lionel Messi është dëshira e Al Hilal, rivalit kryesor të Al Nassr në Arabinë Saudite. "Mundo Deportivo" në Spanjë bën me dije se klubi arab është gati të ofrojë 300 milionë euro në sezon për Messin, duke rivalizuar Al Nassr që firmosi pak javë më parë me Cristiano Ronaldon. Synimi i shtetit saudit është të hapet me botën, të rrisë turistët që hyjnë në kufijtë e tij dhe këtë po përpiqen ta bëjnë përmes sportit.

Basti i tyre i fundit është me futbollin. Në këtë drejtim, synimi i arabëve është të presin Kupën e Botës 2030 me një ofertë të përbashkët me Egjiptin dhe Greqinë. Më parë, ata duhet të rrisin shikueshmërinë e ligës së tyre në planetin e futbollit dhe duan ta bëjnë këtë përmes dy yjeve të mëdhenj: Cristiano Ronaldos, tashmë në Arabi dhe Leo Messit, të cilin do ta tundojnë me një ofertë të "çmendur".

Në Arabinë Saudite po shtohen zërat se Al Hilal, rivali kryesor i Al Naserr, dëshiron të marrë shërbimet e Leo Messit dhe do të ishte i gatshëm të bënte një ofertë jo më pak se 300 milionë euro në vit. Një shumë e vështirë për t'u refuzuar, megjithëse mbetet për t'u parë nëse argjentinasi do të pranonte të transferohej në një vend me zakone të ndryshme dhe një klimë komplekse për sa i përket temperaturave. Kontrata e Messit me PSG skadon këtë verë.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë

Arrestohet ministri i Sigurisë së Bosnjës Nenad Nesic, akuzohet për korrupsion! Në pranga edhe 6 të tjerë