Lionel Messi nuk ka rinovuar me PSG-në dhe nga Arabia Saudite ka ardhur oferta prej 400 milionë eurosh në sezon nga Al Hilal. Klubi më prestigjoz në futbollin arab kërkon të marrë në ekip rivalin direkt të Cristiano Ronaldos, duke i dhuruar dyfishin e pagës së CR7.
Al Hilal është një klub i kontrolluar nga shteti i Arabisë Saudite dhe është i gatshëm t'i paguajë këtë shumë Messit, që do të ishte paga më e madhe e marrë nga një futbollist në historinë e këtij sporti.
Oferta duket serioze dhe konfirmohet nga Marca, teksa prioriteti kryesor i Messit është qëndrimi në Europë te PSG ose rikthimi te Barcelona. Nuk përjashtohet që oferta e majme t'i kthejë mendjen "Pleshtit", për një rivalitet me Ronaldon.