Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme në 2025, pas rritjes së çmimeve së referencës për rrethet!

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme në 2025, pas rritjes së çmimeve së referencës për rrethet!

Foto ilustruese

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme me tatim të reduktuar nga 15% që është aktualisht, pritet të zbatohet në 2025.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Petrit Malaj tha se së bashku me nismën për rritjen e çmimeve të referencës për bashkitë e tjera, me përjashtim të Tiranës, do të diskutohen për miratim pas muajit mars të vitit të ardhshëm.

“Në vijim të propozimit të ardhur nga Parlamenti për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Mistria e Financave e ka vlerësuar me seriozitet dhe do t’i propozojë qeverisë që krahas procesit të rivlerësimit të përcaktohen edhe çmimet e reja të referencës për të gjitha bashkitë, përveç Tiranës, pasi çmimet e referencës në bashkitë e tjera, datojnë nga viti 2016 dhe nuk reflektojnë çmimet aktuale të tregut.

Ne propozojmë që të dyja këto nisma rivlerësimi i pasurive të paluajtshme dhe të çmimeve të reja të referencës për bashkitë e tjera, përveç Tiranës të hidhen paralelisht për diskutim me qëllim që t’u jepet mundësia të gjithë shqiptarëve për të rivlerësuar pasuritë me normë të reduktuar. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka nisur nga puna për përcaktimin e çmimeve të reja të referencës. Procesi është mbyllur për 14 bashkitë më të mëdha. Po vijon puna për bashkitë e tjera. Brenda 3 mujorit të parë 2025 të kemi mbyllur procesin e rishikimit të çmimeve të referencës. Më tej të dyja nismat do të hidhen për diskutim”, tha ai.

Në korrik të 2023, në Fletore Zyrtare u botuan rritja e çmimeve të referencës për 32 zonat kadastarle të Tiranës. Rritja e çmimeve për zonat kadastrale të Tiranës ishte nga 5 deri në 76%.

Pas rritjes së çmimeve të referencës për 32 zonat kadastrale të Tiranës mbi të cilat llogaritet taksa e ndërtesave, vlerat e tyre u rritën edhe për 5 njësitë administrative të Tiranës.

Nga 13 njësitë administrative të Tiranës në 5 prej tyre Konkretisht sipas çmimeve referuese të VKM nr. 168, dt. 27.03.2019, krahasuar me ndryshimet me VKM nr. 457, dt. 26.7.2023 të botuar në Fletoren Zyrtare çmimet e referencës janë rritur në njësitë administrative, si: Dajt, Farkë, Kashar, Petrelë dhe Prezë çmimet fiskale mbi të cilat llogaritet taksa e ndërtesave u rrit nga 29 deri 73%.

Me ndryshimet e vendimit të muajit korrik çmimet e referencës mbetën të pandryshuara në rrethe.

Rritja e çmimeve të referencës rriti detyrimet e qytetarëve dhe bizneseve për taksën e ndërtesës, që llogaritet mbi këto çmime.

Vendimi dha një impakt të menjëhershëm edhe mbi aktivitetin e ndërtimit, duke qenë se këto çmime shërbejnë si faktor kryesor për përcaktimin e vlerës së taksës në infrastrukturë dhe në vlera monetare zëvendësuese e taksës 3% të kontributit në strehimin social.

Për Tiranën taksa e ndikimit në infrastrukturë është në nivelin 8% dhe llogaritet për metër katror mbi çmimet e referencës të cilat nga gushti i vitit të kaluar u rritën nga 5 deri 76% për 32 zonat kadastrale të Tiranës.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?