Rivlerësimi i pronave deri në shtator 2025! Politika propozon tatim më të ulët, 2-3%

Si rrallë herë mazhoranca dhe opozita janë dakord që në vend të zhvillohet një tjetër fushatë rivlerësimi e pasurive të paluajtshme. Në komisionin e Ekonomisë Blerina Gjylameti prezantoi projektligjin për rivlerësimin e pronave, ku tha se afati do të jetë deri në shtator të 2025-ës.

“Propozoj që rivlerësimi i pronave të bëhet nga shtatori i vitit 2024-shtator 2025, por te kemi parasysh që ky është rivlerësimi i fundit që do të bëhet, që vjen si rezultat i referencave të reja të pronave, dhe referencave që do të bëhen efektive në shtator në të gjitha bashkitë”, u shpreh Gjylameti.

Deputetët e opozitës por edhe mazhorancës propozuan që afati të jetë deri në dhjetor të 2025-ës, dhe mos të aplikohet tatimi 5% që ka deklaruar Rama, e që pritet të përcaktohet nga Këshilli i Ministrave.

Frrok Gjini: Tatimi duhet të jetë 3% se do të sjellë më shumë të ardhura në buxhet, nëse do të jetë 5% nuk do të përfitojnë shumë

Edmond Spaho: ne jemi dakord me nismën. Afati të shtyhet deri në fund të vitit 2025-ës. Për normën e tatimit, mendoj se duhet të jetë më e ulët se 5% dhe të shikohet mos e zbresim në 2% tatimin.

Xhelal Mziu: Të jetë 0% tatimi për rivlerësimin e shtëpive, dhe 2% ose 3% të jetë për bizneset.

Erjon Braçe: Të shtyhet deri më 31 dhjetor për shkak të burokracisë dhe ngërçit që ka Kadastra për t’ju përgjigjur qytetarëve. Ulja e tatimit nga 15% në 5% është një ndihmë e madhe. Bën sens që ne të bëjmë një diferencim të shtëpisë së parë, me të dytë, të tretën e me radhë. Që një biznes i ndershëm ka deklaruar një çmim që nuk ka qenë real i ka ngelur në dorë kjo gjë, dhe tani do të përfitojnë, nuk jam për këtë gjë fare.

Nga ky proces do të përfitojnë edhe ata që janë në proces legalizimi.

“Nuk mund të realizohet rivlerësimi i atyre që janë në proces legalizimi, pasi ata mund të mos e bëjnë legalizimin dhe ne i bëjmë defakto pronarë. Ne duhet ta caktojmë që përfitojnë ata që kanë bërë legalizimin dhe janë në proces regjistrimi” tha Vullnet Sina

“Po pra ta bëjnë legalizimin vetëm ata që janë të pasur”, ndërhyri Braçe.

Aktualisht nëse shitet një pronë për diferencën mes vlerës së pronës dhe vlerës së shitur paguhet 15% tatim, ndërsa me rivlerësimin për këtë diferencë mes vlerës së shtëpisë dhe asaj të tregut do të paguhet më pak.

Nëse ky projektligj do të miratohet, do të jetë i pesti proces në 13 vite. Rivlerësimi i fundit i pasurive nisi në vitin 2020 dhe mbaroi në gusht të 2022, nga i cili përfituan 110 mijë familje në të gjithë vendin dhe u rivlerësuan 168.200 pasuri. Buxheti i shtetit përfitoi 12.7 miliardë lekë.

G.M./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Studio Live/ Beleri foli për nënën Greqi të Himarës, Anri Bala: Takimi Rama-Mitsotakis tregoi se është kapitull i mbyllur! Kikia: Ishte i mllefosur

Studio Live/ Beleri foli për nënën Greqi të Himarës, Anri Bala: Takimi Rama-Mitsotakis tregoi se është kapitull i mbyllur! Kikia: Ishte i mllefosur