Rizgjedhja e kreut të KMSH-së, hoxhë Topulli: Procesi farsë dhe ilegjitim! Kryesia është e kapur nga gylenistët! Besimtarët jo të përfaqësuar

Bujar Spahiu u rizgjodh në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar me  82 vota nga 92 anëtarë të pranishëm.

Hoxhë Justinian Topulli, në një intervistë për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, e konsideroi procesin e rizgjedhjes së kreut të KMSH si një proces farsë.

‘Gjithë procesi ka qenë komplet një farsë. Kryesia e KMSH-së, janë të gjithë të emëruar dhe nëse kemi të bëjmë me njerëz të emëruar ata do të zgjedhin ata që i kanë emëruar. Nuk ka zgjedhje reale dhe as nuk kishte garë në të. Ka një farsë formale që procuderialisht mund të jetë e rregullt për sy e faqe, por është krejtësisht ilegjitim. Këshilli është i përbërë nga njerëz të emëruar dhe njerëz të zgjedhur. Por në fakt nuk ka njerëz të zgjedhur por të vendosur nga kryesia e KMSH-së. Ka zgjedhje por nuk ka garë.’- tha Topulli.

Sipas hoxhë Topullit, besimtarët myslimanë nuk janë të përfaqësuar, ndërsa shtoi se kryesia e KMSH-së është e kapur nga një grup okult gylenistësh.

‘Kam mbi 15 vite që e denoncoj. Shumica e besimtarëve myslimanë në këtë vend ndihen të përjashtuar. Kryesia e KMSH-së është kapur një grup okult gylenist. Edhe ata që janë pjesë e KMSH-së kanë mbyllur gojën dhe janë bërë konformistë. Ua kemi kërkuar në mënyrë të vazhdueshme gjithëpërfshirjen. Do mundohemi të ndjekim rrugë ligjore. Edhe më parë e kemi ndjekur pro s’ka pasur vullnet nga gjykata. Protesta jonë reagimi i jonë është që punët e KMSH-së ti zgjidhim vetë dhe jo nga konjektura politike. Nuk do të thotë se problematika jonë me kryesinë e KSMH-së buron me problematikën që Gyleni ka më Turqinë.’- tha Topulli.

Ndër të tjera teologu nënvizoi se në Shqipëri ka rreth 900 xhami, por 200 prej tyre nuk hapen për mungesë hoxhallarësh.

‘De jure janë shumë pak xhami jashtë KMSH-së, mirëpo de facto KMSH edhe pse emëron imamë shpesh herë nuk kontakton institucionet si bëhet trajtimi fetar në xhami. Në RSH ka rreth 900 xhami ndërkohë që 200 prej tyre nuk hapen se ka mungesë hoxhallarësh. Ju interesojnë vetëm qendrat mytitët.’- tha Topulli.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 05/03/2024 01:46

    Besimtaret te pa perfaqesuar?! Mos do te thuash qe Erdoganistet nuk jane te perfaqesuar?! Dhe kur thua qe jane emeruar,nuk jane zgjedhur,a nuk po perpiqeni te beni dhe ju te njejten gje?! Ata duan te vendosin gylenistet,kurse ju doni te vendosni erdoganistet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni