Me 82 vota pro, Bujar Spahiu do të drejtoje edhe për 5 vitet e ardhshme komunitetin Mysliman të Shqipërisë.

“Ju më keni ngarkuar me një përgjegjësi edhe më të rëndë se ajo e 5 viteve më parë. Në 100 vite KMSH, themelim ne kemi qenë faktor stabiliteti, paqeje e mirëkuptimi në shoqërinë shqiptare. Kemi ruajtur, e do të ruajmë këtë traditë”, tha kreu i rizgjedhur i KMSH, Bujar Spahiu.

6 votat e tjera u shpërndanë mes dy kandidatëve Emirjon Vathaj myfti i Beratit dhe Eduart Shefki administrator i myftinisë së Durrësit. Nga kandidatët nuk pati kundërshti, por këto zgjedhje u realizuan mes polemikash dhe akuzash nga një numër organizatash myslimane. Teksa po protestonin jashtë Medresesë së Tiranës ku po votohej, ata thanë se zgjedhjet janë falsifikuar dhe se çështja do shkoje në gjykatë.

‘Spahiu u zgjodh sikur zgjidhej diku në Komunizëm. Gjithçka është e hedhur dhe do të ndiqet në gjykatë”, tha Florjan Arapi, besimtar, organizator proteste.

“Show që ne pamë ishte më i turpshëm nga ajo që prisnim. Në zgjidhjet e kaluara, Bujar Spahiu, kryetari Gylenist i KMSH u zgjodh em 59 vota. Kurse në këto zgjedhje fitoi me 82 vota. Pra u vërtetua se ky këshill është ilegjitim dhe se kontrollohet edhe më shumë nga Gylenistët se sa këshilli i mëparshëm”, tha një tjetër pjesëtarë i protestës.

Këtyre akuzave, kryetari i Komunitetit Mysliman iu përgjigj me paralajmërim për padi penale.

“Ju garantoj se cilido prej jush do të vijojë gjet një atmosferë të mirë të lirisë së shkëmbimeve idesh dhe këshillimi të ndërsjellët sa i shërben qëllimit dhe misionit. Institucioni nuk do ngurojë të ndjek rrugë ligjore ndaj kujtdo që akuzon pa fakte dhe nxit përçarje mes vëllezërve”, tha ndër të tjera Bujar Spahiu.

Procesi i votimit nga anëtarët e kryesisë, që u realizua me dyer të mbyllura për mediat, u ndoq nga afër edhe nga trupa diplomatike në vendin tonë. Bujar Spahiu u zgjodh për herë të parë kryetar i Komunitetit Mysliman në vitin 2019, kur mori 59 vota. Studimet teologjike universitare dhe pasuniversitare ai i ka kryer në Egjipt, ndërsa më pas ka shërbyer si mësues dhe drejtues i Medresesë së Kavajës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:56
Bujar Spahiu rizgjidhet në krye të KMSH, protestë jashtë Medresesë Florjan Arapi paralajmëron padi në gjykatë

 

Zgjedhjet në Komunitetit Mysliman të Shqipërisë u mbajtën ndërsa jashtë Medresë mbahej një protestë kundër teatrit të organizuar nga gylenistët e organizatës që njihet ndryshe si ‘Feto’.

Florjan Arapi një nga organizatorët e protestës para Komunitetit Musliman të Shqipërisë thotë se u realizua teatri që ishte paralajmëruar dhe paralajmëron se do bëjë padi në gjykatë.  

“Bujar Spahiu u zgjodh si në kohën e sistemit totalitarist. Do e çojmë në gjykatë për pavleshëmëri votimi. Në gjykatë do të ndiqen manipulimet që janë bërë me zgjedhjet e këshillave të myftinive” tha Arapi.

Ora 13:24
Bujar Spahiu flet pas rizgjedhjes në krye të KMSH: Nuk do ngurojmë të ndjekim rrugë ligjore ndaj kujtdo që akuzon pa fakte

 

Bujar Spahiu pasi u rizgjodh në krye të KMSH mbajti një fjalim teksa u shpreh se institucioni do vijojë të ndjekë traditën, por nuk do ngurojë të ndjekë rrugë ligjore ndaj kujtdo që akuzon pa fakte.

“Të nderuar vëllezër dhe motra kam qenë dhe do të jem i hapur ndaj çdo kritike konstruktive. Ftoj cilindo të shpreh lirisht mendimet e tyre. Cilido prej jush do të vijojë gjet një atmosferë të mirë të lirisë së shkëmbimeve idesh dhe këshillimi të ndërsjelltë sa i shërben qëllimit dhe misionit. Institucioni nuk do ngurojë të ndjek rrugë ligjore ndaj kujtdo që akuzon pa fakte dhe nxit përçarje mes vëllezërve. KMSH do të vijoi të jetë vazhdues i traditës. Në 100 vite kemi qenë faktor stabiliteti paqeje dhe mirëkuptimi në shoqërinë shqiptare. Do vijojë të jetë kontribuues ky institucion në harmoninë dhe dialogun ndërfetar. Do japim kontributin që Shqipëria të jetë më e begatë . Do vijojmë të japim kontributin tonë që të përparojë drejt Evropës. Do bëjmë çmos që familja të jetë e shëndetshme. I lutemi Zotit të jetë krah nesh për ta çuar përpara këtë punë. Le të kthejmë sytë nga Zoti dhe t’i lutemi atij të bëjmë të mirën dhe të refuzojmë të keqen. Amin.”, tha ndër të tjera Bujar Spahiu.