Rizoto me brokoli dhe salsiçe

Përbërësit:

  • 400 gr oriz rrumbullak për rizoto
  • 1 brokoli
  • 4 salsiçe derri
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 1 qepë e grirë hollë
  • 40 gr gjalpë
  • 1 gotë verë e bardhë
  • 1 Iitër lëng pule koncentrati
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Skuqim salsiçen me vaj në një tigan për 3 minuta. Shtojmë brokolin e ndarë në lule, pak kripë dhe e lëmë në zjarr mesatar për 2-3 minuta. Në një tenxhere të madhe kaurdisim me pak gjalpë qepën. Shtojmë orizin dhe e skuqim për 2 minuta duke e trazuar. E shuajmë me verë dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë buljonin gradualisht duke e trazuar herë pas herë derisa rizoto të jetë gati (për rreth 15 minuta). Bashkojmë salsiçen e prerë në fetëza me brokolin dhe orizin. E trazojmë mirë dhe e shërbejmë menjëherë të ngrohtë.