Robert Aliaj, 'delja e zezë' e
"Dance With Me", zihet me të gjithë

Robert Aliaj, 'delja e zezë' e<br />"Dance With Me", zihet me të gjithë
Spektakli i kërcimit "Dance With Me" pushton titujt e mediave rozë çdo fillim jave, jo aq për show-n që japin VIP-at në kërcim, sesa për shpërthimet e Robert Aliaj ndaj konkurentëve apo sistemit mediatik në përgjithësi.

Të hënën e kaluar Berti braktisi sallën për ta ndjekur shfaqjen nga televizori në prapaskenë, ndërsa gjatë puntatës së fundit...u zu me të gjithë. Edhe Vera Grabocka apo Alketa Vejsiu, dy bashkë-producentet e spektaklit që javët e kaluara i kanë 'hedhur benzinë zjarrit' për hir të show-t, audiencës, klikimeve, mbrëmjen e djeshme janë detyruar t'i fikin mikrofonin Robertit.

Ky i fundit u nervozua nga një deklaratë e Viola Spiros, me të cilën pati debate disa ditë më parë, pasi ajo i tha 'të kam falur'. "Kush je ti që të më falësh, unë s'të kam kërkuar falje", u shpreh artisti. Fjalët e tij revoltuan Valbona Selimllarin, e cila nxitoi të ndërhyjë duke marrë si përgjigje një "Hajd pusho tani" të prerë.

Në këtë moment Vera Grabocka mbylli mikrofonin e Robertit, ndërsa ky i fundit i tha "mos bëj lojëra me mua". "Jemi këtu për t'u kënaqur, kjo është lojë", tha Alketa në përpjekje për të qetësuar situatën. "Kjo nuk është lojë", iu kthye Berti, që siç duket ka reflektuar mirë rreth ngjarjes së krijuar dhe ka publikuar një shkrim në llogarinë e tij në Instagram pak orë më parë.

"Injoranca e sinqertë dhe marrëzia e ndërgjegjshme kolektive", e titulloi artisti shkrimin e tij, e ndonëse nuk ka përmendur asnjë emër, mendohet se ky shkrim është 'frymëzuar' pikërisht nga debatet e ditëve të fundit.

"INJORANCA E SINQERTE DHE MARREZIA E NDERGJEGJSHME KOLEKTIVE"

PO DUKET SIKUR NEVOJITEN NJOHURI TE KONSIDERUESHME PER TE KUPTUAR SHKALLEN E NDOTJES SE SHOQERISE SHQIPTARE NGA INJORANCA E SINQERTE DHE MARREZIA E NDERGJEGJSHME KOLEKTIVE. INJORANCA QE GJENERON FRIKE. TE DYJA SE BASHKU, JANE FORCAT ME TE ERRETA NE HISTORINE HUMANE.
IMPERATIVITETI POZITIV DO TE MERRTE 10 HERE ME SHUME KOHE DHE PERPJEKJE PER TA LUFTUAR, SEPSE ESHTE SHUME E THJESHTE TE JESH INJORANT DHE NE NJE GJENDJE KONSTANTE FRIKE, SI PASOJE, DEMI DO TE KISHTE EFEKTIN E DOMINOSE.
E KEQJA E KA KALUAR PRAGUN E DERES, KA ZENE EKRANET E TELEVIZORIT, SERVIRET SI VLERE. DHE KJO E KEQE NA KA ARDHUR VAZHDIMISHT NGA INJORANCA DHE MOS NJOHJA E VETVETES, PADIJA PER TE MOS KUPTUAR KUFIRIN MIDIS TE BANALES DHE ESTETIKES. 
DHE SADO QELLIM TE MIRE TE KEMI, MUND TE BEJME ME TEPER DEM SE KEQDASHJA, PO NUK E KUPTUAM ATE.
NE JEMI PERGJEGJES PER SITUATEN NE TE CILEN NDODHEMI, PRANDAJ NUK KA ASNJE LIMIT (QELLIMI E JUSTIFIKON MJETIN) KUR ESHTE FJALA PER TE NDERTUAR NJE SHOQERI ME NJE PERSPEKTIVE ME TE MIRE PER FEMIJET TANE BRENDA KETYRE PAK MUNDESIVE QE NA OFROHEN. POR, A KA MBETUR NDONJE SHANS?
E NDJEJ PERGJEGJESINE E CRRENJOSJES SE INJORANCEN, BURIMIT TE VARFERISE DHE PRAPAMBETJES, POR PER KETE QELLIM DUHET STRATEGJI GJENERATIVE E POZITIVE DHE ZGJIDHJE AFATGJATE, PER NJE VEND ME TE MIRE PER TE GJITHE.
MOS PRISNI QE SELEKSIONIMI NATYROR TE CRRENJOSE METASTAZAT E INJORANCES DHE TE NA INTEGROJE NE EUROPEN NGA E CILA VETE EUROPIANET PO KERKOJNE TE LARGOHEN.
E VERTETA ESHTE E PADISKUTUESHME, MALINJET MUND TA SULMOJNE ATE, INJORANCA MUND TA PERQESHE, POR ME NEFUND JA KU JEMI.
ATY KU DREJTESIA ESHTE E MOHUAR, KU VARFERIA ESHTE E IMPONUAR, KU MBIZOTERON INJORANCA, ATY KU REFUZOHET TE KUPTOHET QE KY SISTEM SHOQEROR ESHTE NJ KONSPIRACION I ORGANIZUAR PER TE SHTYPUR, VJEDHUR E DEGRADUAR, ASGJE NUK ESHTE E SIGURTE........ " There is nothing more terrible than ignorance " ( Goethe ) 
robert aliaj
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij