Robert Ndrenika:Asgjë e vërtetë
në ato që u shkruan nëpër portale

Robert Ndrenika:Asgjë e vërtetë<br />në ato që u shkruan nëpër portale
Kolegët e Teatrit të Metropolit që zhvillojnë këto ditë provat për premierën “Mendohu mirë Xhakomino” me Robert Ndrenika kanë reaguar ashpër ndaj shkrimeve që kanë bërë disa portale për aktorin e njohur, të cilat kanë hapur lajmin se “është sëmurë dhe po keqtrajtohet në spitale”.

Aktorët shkruajnë se “Fotoja e Robert Ndrenikes ka më shumë se një vit.

Ndrenika ka thënë: "Asgjë nuk është e vërtetë në ato që është shkruar nëpër portale. Mjekët më kanë shërbyer gjithmonë''. 

Aktorë që kanë çelur facebook-un, miqtë e teatrit kritikojnë ashpër portalet që kanë dhënë këtë lajm përmes këtyre fjalëve: “Jo me NDRENIKEN ... JO PER NJE LIKE ME SHUMË ... PËRDORNI ÇFARË TË DONI. JO E PUTHI JO E SHAU JO DASHORJA E FILANIT JO E BERI SE BERI GJOKSIN ... POR ME NDRENIKEN JO ... Ooooo PORT-HALE”

Aktori Robert Ndrenika ndërkohë do të jetë për provat e shfaqjes në orën 17.00 të mbrëmjes në Teatrin e Metropolit.

Për aktorin që e ka lidhur jetën e tij me skenën është një një eksperience shëruese dhe frymëzuese pjesëmarrja në një premierë për Teatrin e Metropolit.

Duke qenë në një gjendje jo të mirë shendetësore për një kohë të gjatë, pasi kapërceu problemet me shëndetin, aktori ka vendosur të luajë rolin e Totit në premierën “Mendohu mirë Xhakomino” me regji të Milto Kutalit.

Regjisori thotë se Ndrenika ka treguar një dëshirë të madhe për rolin, duke sfiduar edhe gjendjen jo të mirë shëndetësore. Ndrenika po punon me regjisorin Milto Kutali. Drama ka autor dramaturgun e madh Luixhi Pirandelo dhe është përkthyer në shqip nga Amik Kasoruho.

[gallery]20873[/gallery]
Në këtë dramë interpretojnë Robert Ndrenika, Anri Hasanlliu, Paola Kodra, Arben Derhemi, Marjana Kondi, Klodjana Keco, Redjan Mulla, Alert Çeloaliaj, Merita Dabulla. Asistent regjisor është Aldi Hysotoçi, ndërsa shfaqja do të ngjitet në skenën e ideuar nga Beqo Nanaj. Nderkohë që Ndrenika është duke zhvilluar provat në Teatrin e Metropolit. Vepra e njohur e nobelistit Luixhi Pirandelos “Mendohu Xhakomino” vjen për herë të parë në Shqipëri, në sallën “Çehov” datë 8 shkurt, ora 19:00.
 
Personazhet
Profesor Toti, (Robert Ndrenika) një burrë rreth të 70-ve, porfesor, human
Liljana (Paola Kodra) në të 17-tat, punon pastruese në shkollë
Xhakomino (Amri Hasanlliu), i dashuri i Liljanës
Çinkuemani (Arben Derhemi), Babai i Liljanës
Marjana, (Marjana Kondi) e ëma e Liljanës
Kavalieri (Alert Çeloaliaj), drejtori i shkollës
Rozaria Delizi (Klodjana Keco) motra e Xhakominos rreth të 40-ve
Filomena (Merita Dabulla) Shërbëtore
At Landolino (Redjan Mulla)
Nini (Ezra Vogli) djali i vogël

Redakisa Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike

Paris 2024/ Për të korrigjuar gabimin e Abakarov, Shqipëria përfaqësohet sot me Chermen Valiev në Lojërat Olimpike