Robert Ndrenika përfundon me sukses
bypass-in në zemër, në gjendje të mirë

Robert Ndrenika përfundon me sukses<br />bypass-in në zemër, në gjendje të mirë
TIRANE - Një lajm i gëzueshëm vjen për aktorin e madh të skenës shqiptare, Robert Ndrenika. Ai i është nënshtruar operacionit në zemër vetëm dy ditë më parë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" dhe mësojmë se gjendja e tij shëndetësore që nga dje paraqitet mjaft e mirë.

Në një prononcim për "Shqiptarja.com", kardiokirurgu Prof, Dr. Ali Refatllari konfirmon se Ndrenika iu nënshtrua 3 bypass-eve të cilat rezultuan të suksesshme. Gjatë ditës së sotme, aktori i madh pritet që të lerë reanimacionin, duke kuptuar që rreziku për të ka kaluar. Sipas mjekut Refatllari, ai do të vazhdojë të qëndrojë edhe për disa ditë i shtruar në spital, sa parametrat shëndetësore të stabilizohen. Robert Ndrenika ka qenë një nga aktorët më aktivë në skenë përgjatë gjithë karrierës së tij deri para dy javësh, kur u shtrua në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza".

Ai ishte gati të ngjitej në skenë me premierën “Tartufi” të shtunën, por ajo u shty për shkak shqetësimeve që pati në zemër dhe ndërhyrjes kirurgjikale të aktorit të njohur shqiptar Robert Ndrenika. Aktorin e talentuar përherë e shihje në punë pranë Teatrit Kombëtar me një korrektesë të veçantë si pakkush nga kolegët e tij. Fjalëpakë, me veshje sportive dhe me një çantë në sup të mbushur plot libra dhe skenarë ai vinte në teatër për të ndërtuar personazhet e larmishme të premierave, që i sillte pastaj në skenë me mënyrën e tij të veçantë.

U shmangej intervistave, edhe pse ai ishte protagonisti i shumë premierave. Nuk e ka zakon të flas kurrë për rolet e tij, por vetë rolet flasin shumë për të. Ndërkohë, gazeta “Shqiptarja.com” i uron shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë aktorit të shquar.      

Redaksia Online

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

'Bomba' e

'Bomba' e "The Telegraph": Udhëheqësi i Hamasit u vra nga agjentët iranianë, me urdhër të Mossad!