Robertit nuk i del inati me Xhensilën: Famën e ka prej Besit

Robertit nuk i del inati me Xhensilën: Famën e ka prej Besit

Robert Berisha

Çdo gjë nisi që prej largimit të Robert Berishës nga formati i “Ferma VIP”. Këngëtari u largua me dëshirë të plotë, duke shprehur se kishte mall për vajzën prandaj nuk mund ta vazhdonte garën.

Mirëpo menaxheri i Xhensila Myrtezajt ka publikuar disa mesazhe të Robertit, të cilat ishin regjistruar një orë përpara se ai të futej në format ku tregonte se “braktisja” se largimi i tij ka qenë i planifikuar.

Lidhur me këtë në një intervistë televizive Roberti ka deklaruar se këngëtarja e ka famën prej Besit.

“Xhensila ka qenë e re kur është njohur me Besin dhe famën e ka krejt prej tij. A janë ndarë a s’janë ndarë, paradite dhe pasdite t’i thotë faleminderit atij, sepse ajo ka qenë një çikë e re që nuk e ka njohur askush”, thotë Roberti.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji

Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji