Talenti shqiptar i futbollit, Rocco Vata shkëlqeu me fanellën e U-21 të Irlandës, teksa shënoi tripletë kundër San Marinos në fitoren 0-7. Ishullorët nuk zhgënjyen në kualifikueset e Euro 2025 për këtë moshë, me të birin e Rudi Vatës që paçka moshës më të re shkëlqeu me tre gola.
Në minutat 62, 64 dhe 90+2 Vata tregoi se është i denjë për një fanellë titullari, ndërsa në golin e dytë nga distanca befasoi edhe komentatorin italian. "Mama mia (nëna ime)", thotë ai pas golit.
Djaloshi 18-vjeçar është pjesë e Celtic në Skoci, ndërsa është në kohë për të zgjedhur të veshë fanellën e kombëtares shqiptare në të ardhmen.
“Mama Mia, Rocco Vata”????
— Ireland Football ⚽️???????? (@IrelandFootball) March 22, 2024
Enjoy Rocco’s hat-trick as much as the Italian commentators ????
A great night for our Under-21s ????????#IRLU21 | #COYBIG pic.twitter.com/jBXojcxV8J