Rohan Yzeiraj, piloti 9-vjeçar që përfaqësoi Shqipërinë për herë të parë në garat e Mini-Karting: Ëndërroj Formula 1 me Ferrarin

“Unë jam 9 vjeç dhe kam 4 vite që merrem me këto makina,”-shprehet fillimisht piloti i vogël

Rohan Yzeiraj u bë i pari pilot që përfaqëson Shqipërinë në kampionatin Mini-Karting të zhvilluar në Valencia të Spanjës dhe që njihet zyrtarisht nga FIA Motosport Games. Nga 42 konkurrentë të vendeve të ndryshme të botës Rohani u rendit i 13.

“Kishte shumë konkurrencë dhe ishte emocion që të përfaqësoja Shqipërinë në këtë garë,”-tha Rohani.

“Shpresojmë që në të ardhmen të japim akoma më mirë për Shqipërinë. Me çfarë thonë ekspertët që e njohin këtë sport është një talent. Për Shqipërinë është i pari, por shpresoj që në të ardhmen të kemi sado pak mbështetje,”-deklaroi Kedi Yzeiraj, babai i Rohanit.

Makina e Rohanit, edhe pse vetëm 9 vjeç, shkon deri në 120 km/h, ndërsa në intervistën për Report TV ai tregon se si lindi pasioni për MotoSportin.

“Kur isha i vogël më pëlqenin shumë këto makinat e vogla që I shikoja në internet. Më pas thash pse mos ti provoj dhe unë? Isha i mirë, por jo aq shumë sa të tjerët. U rrita edhe pak dhe bleva makinën time. Më pas fillova të bëja gara në Greqi, Itali, Mal të Zi,”-deklaroi 9-vjeçari.

Përveç stërvitjes intensive, që i merr deri në 4 orë në ditë, Rohanit i duhet edhe të mësojë, ndërsa edhe komentet që merr nga shokët e shkollës.

“Më thonë ‘hë se është i thjeshtë ky sport e bëj dhe unë’, por unë u them hajde provoje njëherë e pastaj ta shikojmë,”-tha piloti i vogël.

Si i apasionuar pas makinave, ëndrra e tij është që të garojë në elitën e automobilizmit Formula Uno, teksa si idhull ka Charls LeClerck.

“Unë pëlqej të garoj më Ferrarin se është makina që shikoja gjithmonë. Më pëlqejnë edhe makinat e rrugës të Ferrarit, por edhe në Formula 1,”-u shpreh në fund Rohani.

Vështirësia e Rohanit 9-vjeçar qëndron se në Shqipëri nuk ka një kampionat të mini-karting dhe shpesh i duhet të udhëtojë në Itali, ku shpenzimet për t’u stërvitur janë marramendëse.

 

 

Ne.k./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument

Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument