Drama “Rojat e Taxhit” po përgatitet për në skenë këto ditë në Teatrin Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
“Produksioni është një bashkëpunim midis “Bashartit dhe Teatrin Eksperimental Kujtim Spahivogli”është viti i dytë që ne aplikojmë këtë lloj bashkëpunimi,” tregoj Kiço Londo.
Me regji të Altin Bashës kjo shfaqje mendohet të shërbejë si një udhërrëfyes i publikut për të ngritur zërin ndaj autoritetit shtypës.
“Teksti dramatik merret me një element dramatik i cili rrezonon shumë fortë në shoqërinë shqiptare, është bindja ndaj liderit.
Do ishte absurde që institucionet edhe pse janë të pavarura ndaj shtetit ti bëjnë fresk pushtetit, madje e kimi shumë të fortë në shoqërinë shqiptare,” shpjegoj regjisori Altin Basha.
Aktorët Gazmend Gjoka dhe Lulzim Zeqja do të luajnë përkatësisht rolet e Humaxhunit ushtarit besnik dhe rolin e Baburinit të ndjeshëm e romantik.
Në këtë shfaqje një rol të rëndësishëm do të ketë edhe koreografia e Gjergj Prevazit e shoqëruar me muzikën e kompozitorit Endri Sina.
Premiera “Rojat e Taxhit” do të ngjitet në skenë në datat 15 Dhjetor dhe do do të shfaqet çdo të enjte, të premte, të shtune e të diele deri me datë 29 dhjetor.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

VIDEO
regjisori Basha rrëfen mesazhet









