Roland Bejko në 'Report Tv': S'do ketë dy PD, demokratët i kthyen shpinën Berishës! Nëse Basha s'i përgjigjet demokratëve, të hapë krahun

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Roland Bejko, deklaroi në 'Studion Live' në Report Tv se Kuvendi Kombëtar është mbledhur sot zyrtarisht nga PD, por jo për spektakël. Bejko tha se ky Kuvend analizoi gabimet e Partisë Demokratike. Duke iu referuar deklaratave të Bashës sot në Kuvendin e thirrur prej tij, Bejko u shpreh se ai dhe e gjithë PD-ja u distancuan qartazi nga e shkuara që e mban të lidhur në këtë tranzicion 30-vjeçar. Për Berishën, Bejko tha se demorkatët i kthyen sot shpinën ndërsa shtoi se dy PD nuk do të ketë.

"Berisha po sulmon SHBA-të, fjalor punist, për sa kohë je më të, je i mirë, kur ti i thyen zemrën Berishës mund të jesh gjithçka, i shitur, i blerë, armik. Berisha spekulon me demokratët"-tha Bejko.

Ndër të tjera ai u shpreh se Berisha endet si çifuti në shkretëtitirë për një parti për të qëndruar kundër SHBA-ve. Sakaq, Bejko deklaroi se PD nuk vjen kurrë në pushtet me Berishën. Bejko është i mendimit se PD duhet të ndahet nga e kaluara berishiste dhe të bëhet një parti moderne për të rinjtë.

“U shtua në statut një organizatë partnere, një aleancë qytetare, nëse s’jeni anëtar partie dhe krijoni bindje me pikëamje të djathta, dhe ku mund të kontribuoni, mund ta gjeni veten aty, është e hapur, pa qenë anëtar i PD.”-tha Bejko.

I i gjendur përballë pyetjes se a ka ndryshuar Basha para dhe pas marrjes së vendimit për të përjahstuar Berishën, tha se kreu i PD, nëse nuk i përgjigjet pritshmërive të demokratëve, duhet të hapë krahun.

“Politika shqiptare duhet të futet në normalitet. Besimi që i kanë dhënë demokratët Basha, i thashë që demokratët të kanë dhënë besimin në mirëbesim. Vendimi i datës 9 s'është asgjë para kësaj që u mor sot për Berishën. Demokratët e vërtetë i kthyen shpinën Berishës. Ai duhet të ndjekë një rrugë tjetër. S’do ketë dy PD. Se çdo bëjë me njerëzit që e mbështesin, e di ai.”-tha Bejko për Report Tv.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës