Roland Bejko nuk zhgënjen!

Roland Bejko nuk zhgënjen!

Kanidati i PD për Tiranën, Roland Bejko

Landi është demokrat me rrënjë. Nuk ka bërë kurrë llogari për vete, nuk ka pare rehatinë, nuk është lëpirë kurrë. Landi është njeri krenar dhe me bindje. Landi ka ngritur kokën, është përplasur e ka bërë sherr, sa herë ka menduar se lidershipi po gabonte. Landi mund të mos ketë pasur gjithmonë të drejtë, por të drejtën e vet e ka mbrojtur gjithmonë si burrë, si model politik për të tjerët. Roland Bejko nuk habit!

Sot PD ka nevojë për udhërrëfyes, për njerëz që kanë qartësi, kanë dritë e mençuri, kanë zjarr e vendosmëri. Landi e di se lider nuk është kurrë ai qe shkon pas turmave, por ai që prin, nuk është kurrë ai që frigohet, por ai që vetëtin. Turmat mund t’i kesh edhe kundër, mund edhe të ndjehesh i vetmuar, mund edhe të vuash si jo i mirëpritur, i pakuptuar, por si lider nuk mund të ndjehesh i zmbrapsur, i dëshpëruar. Landi e ka përshkuar dhe here tjetër këtë shteg, deri në fund dhe ka fituar.

Roland Bejko ngjall besim. Me lëvizjen e tij për kandidim Landi po i jep ofiqarëve të PD një mësim që nuk besoj se do e harrojnë dot. Ata që janë katapultuar nëpër karrige pa e ditur se si, që udhëheqësin e dine vetëm privilegj, që politikën e kanë lojë kulisash, që kanë ndot nga njerëzit dhe që kanë frikë të përballen me hallet e tyre, nga akti i Landit kanë kuptuar goditjen fatale që kanë marrë.

Njerëzit që ishin gati të shisnin PD dhe demokratët për interesin e tyre meskin, ata që ngritën flamurin e bardhë pa nisur beteja, tradhtarët e PD kanë korrur sot atë që meritonin, përçmimin e çdo demokrati idealist. Ata nuk janë udhëheqës, ata janë këpusha. Nuk do bëhen kurrë te tille, sado që të fryhen nga gjaku demokrat. Demokratet kane nevojë për njerëz që dine t’i tregojnë vendin “koalicionit të turpit”, dinë të mbrojnë PD nga sulmet dhe shkatërrimi, dine të përballen, dine të luftojnë. Landi e tregoi këtë, ndaj shpresa nuk ka humbur, ndaj besimi është gjalle.

Roland Bejko mund t’i fitoje zgjedhjet për bashkinë e Tiranës, por mund edhe të mos i fitojë ato. Kjo nuk ka rëndësi. Betejën e tij ai e ka fituar ndërkohë. Shpresën e demokrateve për shpëtim e ka ringjallur. Koalicionit te turpit i ka dalë përballë, si trim. Faleminderit Roland Bejko! Vota ime është për ty.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • turpi i lazaratit: 27/03/2023 14:37

    as familje sberi dot. o vlonkat merru me veten. lere gjirokatren te bej hesapet e saj. po kerkohej nke fantoccio. u gjend

    Përgjigju
  • Vlonjati: 27/03/2023 11:15

    Te gjitha votat e PD-se dhe te opozites konstruktive per themeluesin me shpirt demokratik te PD-se Roland Bejko! Eshte i vetmi qe i nderon ngjyrat e flamurit blu te kesaj partie dhe qe e meriton me plot kuptomin e fjales qe te votohet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë