TIRANE - I prodhuar nga Instituti “Luce”, filmi “Anija” ka nisur rrugën e tij nga festivali ndërkombëtar i filmit, Torino dhe ka marrë dhjetëra çmime. Por çmimet për regjisorin Roland Sejko dhe filmin e tij nuk kanë fund.
Të dielën filmin “Anija” fitoi çmimin “Donatello”, ekuivalenti italian i “Oscar”, që jepet nga Akademia Italiane e Kinematografisë. Ky është vlerësimi më i lartë për një vepër të tillë.
Filmi i Roland Sejkos, i bazuar mbi dokumente të panjohura, mbi foto dhe xhirime të gjetura në arkivat e filmit në Shqipëri, Itali, Francë dhe Angli, trajton temën e eksodit shqiptar.
Ndryshe nga dokumentarët e tjerë, që kanë trajtuar të njëjtën temë, filmi “Anija” përqendrohet në nisjen e shqiptarëve nga portet dhe rrëfen më pas jetën e disa prej atyre mijërave, që u vendosën në Itali. Filmi është shfaqur me sukses në kinematë italiane, gjë e rrallë për një dokumentar.
Ai është pritur shumë mirë dhe nga kritika, që ka vlerësuar pikëvështrimin e regjisorit, aftësinë e tij për të rrëfyer shpresën, nostalgjinë, frikën nga një të ardhme të panjohur, emocione që prekin çdo emigrant, sot dhe dje.
Të shoqëruara nga muzika origjinale, e kompozuar nga muzikanti shkodran Robert Bisha, pamjet e filmit ndalen shpesh në detaje të imta, minimale, por plot domethënie universale.
Në fakt një prej kritikëve më të njohur italianë ka shkruar: Kjo vepër bën atë që duhet të bëjë çdo film; të rrëfejë diçka mbi njeriun.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com