“Komuniteti shqiptar në Itali është një histori suksesi e integrimit të emigrantëve dhe meriton të merret si shembull”.
Kështu u shpreh ambasadori Italian Alberto Kutillo, gjatë një aktiviteti të organizuar nga Italia Lavoro dhe agjencia e Ministrisë së Punës dhe Politikave Sociale, në bashkëpunim me Ambasadën e Italisë në Tiranë, kushtuar komunitetit shqiptar me banim në Itali.
Në këtë aktivitet, pjesë e Samitit të parë të Diasporës shqiptare, morën pjesë Ambasadori i Italisë Alberto Cutillo, zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Odeta Barbullushi, përfaqësues të Ministrisë të Punës dhe Politikave Sociale të Italisë dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Shqipërisë, përfaqësues të Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit dhe Zyrës së Bashkëpunimit Italian, si dhe përfaqësues të komuniteteve më të rëndësishme shqiptare në Itali.
Gjatë takimit u prezantuan rezultatet e Raportit 2016 mbi komunitetin shqiptar në Itali, të dhënat statistikore të përditësuara mbi analizimin e fenomenit të emigrimit në tërësinë e tij, mbi statistikat socio-demografike të komunitetit, praninë e të miturve si dhe mundësitë e arsimimit dhe formimit të tyre, mbi përfshirjen në tregun e punës, mbi politikat e mirëqenies dhe proceset e integrimit.
Ambasadori Cutillo theksoi se komuniteti shqiptar përfaqëson sot në Itali një histori suksesi të integrimit të emigrantëve, që meriton të merret si shembull.
“Në javët e fundit kam marrë pjesë në shumë ngjarje për të festuar natyrën e jashtëzakonshme të lidhjeve mes popujve të dy vendeve tona.
Komuniteti shqiptar në Itali është ndër më të integruarit në strukturën sociale dhe ekonomike të vendit tonë.
Në raport ka dy të dhëna interesante, numri i lartë i shqiptarëve që kanë marrë shtetësinë italiane dhe numri i martesave mes qytetarëve të dy vendeve.
Rreth 500.000 shqiptarë qe punojnë dhe studiojnë në Itali kontribuojnë jo vetëm për ekonominë italiane, por edhe për të pasuruar shoqërinë dhe kulturën” tha ndër të tjera ambasadori.
Sipas Raportit të përgatitur nga Italia Lavoro, shqiptarët përbëjnë një ndër komunitetet më të mëdha dhe të integruara më mirë në jetën shoqërore dhe ekonomike të Italisë.
Pas takimit u zhvillua një diskutim mbi marrëdhëniet e komuniteti shqiptar jashtë vendit, bazuar në dëshmi të drejpërdrejta, si dhe mbi rolin “urë” që ky komunitet mund të luajë në kuadër të perspektivave të reja të emigrimit për të ndihmuar në zhvillimin e të dyja Vendeve.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO