Roli në 'Carmen',Toromani:Do
kthehem sërish me vepër në Tiranë

Roli në 'Carmen',Toromani:Do<br />kthehem sërish me vepër në Tiranë<br>
Primabalerina Anbeta Toromani, tashmë një nga yjet e baletit italian  e quan pjesëmarrjen në premierën së operës “Carmen” si një hap të vogël drejt rikthimit me një vepër në vendlindjen e saj Tiranë.

Ajo ka premtuar para medias një rikthim me një vepër më të madhe, që e ruan sekret deri në realizimin e kësaj ëndrre. Anbeta Toromani, edhe pse u largua vetëm 18-vjeç nga skena shqiptare, ruan kujtime të çmuara nga Teatri i Operës dhe Baletit në Tiranë.

“Mos e shikoni kështu, se ky rikthimi im duket sikur do ta bëjë unë “Carmen”, por do të këndojë Vikena. Unë jam thjesht një pjesë plotësuese e asaj që do të jetë opera, por roli kryesor janë Vikena, është Mikaela, Don Hose dhe artistët që janë atje tek kjo vepër. Patjetër që ashtë kënaqësi të jem këtu dhe kur unë u ktheva, ndër ata  që kisha njohur më parë ishin vetëm pesë persona, të tjerët janë të rinj.

Ca duan të punojnë, ca jo, e ca më shumë, por në këtë pjesë ata po punojnë, janë të gjithë dashamirës dhe unë dje kur ishin kushte paksa jo ideale për të bërë provat. Dhe kur nisa, unë u thashë se unë jam e para që do të ndërrohem me rrobat e baletit dhe se ata duhet të zhvishemi ashtu si unë dhe do bëjmë provat siç duhet dhe i falënderoj se pse ishin kushte e papërshtatshme asnjeri prej tyre nuk u tërhoq. Është vetëm një rikthim,  një hap drejt teatrit të operës dhe baletit, dhe unë jam shumë e kënaqur se karrierën e kam filluar me zonjën Zana Çela, kur ajo ka qenë drejtoreshë, në të njëjtin pozicion,..

Nuk kanë ndryshuar shumë gjëra, por është kurioz fakti sepse kjo është një koicidencë.  Nuk mund të ketë gjithmonë role të mëdha, mund të kesh edhe një rol të vogël, por duhet ta bësh me kujdes. Unë do të kërcej tre net me Alesandro Macariom, ndërsa rolet i e tjera i bëjnë Dion Gjinika e Ledia Sula e të tjerë",
është shprehur Toromani.

Toromani ka shtuar pas kësaj deklarate se për veprën e ardhshme “do të diskutohet dhe do ta thotë kur të bëhet realitet”. Primabalerina e njohur u largua nga Shqipëria në fillim të viteve '90, dhe ngriti një karrierë të shkëlqyer në Itali, ku mori pjesë në spektaklin Amici. Ajo u bë një nga figurat më të njohura televizive, dhe tashmë jep shfaqje në skena të ndryshme të Italisë.

Do të interpertoj nën drejtimin e koreografit të njohur, Gheorghe Iancu. “Carmen” me regji të Gëzim Myshketës do të shfaqet premierë më 30 janar në Pallatin e Kongreseve.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur