Roma -5 nga Juve, Parma likuidon
Napolin, Liverpuli më pranë titullit

Roma ka likuiduar ekipin e Kaljarit në transfertë me rezultatin 1-3 me një tregolësh të shënuar nga Destro. Me këtë fitore Roma i afrohet Juventusit në -5 pikë, por ‘Zonja e Vjetër’ ka një ndeshje më pak, të cilën do ta zhvillojë të hënën.

Lacio edhe pse për shumë minuta me një lojtar më pak arriti të fitonte me Sampdorian 2-0 me lehtësi. Ka spikatur loja e shqiptarëve Berisha dhe Cana, teksa mbrojtësi kishte mundësi që të shënonte pas një inkursioni nga mbrojtja në sulm.

Atalanta mundi Sasuolën 2-0, Torino 2-1 Katanian, fitore me shumë djersitje siguroi edhe Fiorentina përballë Udineses 2-1. Surpriza e javës ka qenë e rezervuar për në mbrëmje, teksa Parma mposhti Napolin 1-0 me golin e shënuar nga Parolo në të 55' duke i dhënë një goditje të fortë në luftën për vendin e dytë.
 
Premier League
Liverpuli vazhdon marshimin drejt titullit kampion, pasi ka mundur edhe Uest Hem në transfertë 1-2. Heroi i ndeshjes ka qenë kapiteni Stiven Xherrard me dy penallti të kthyera në gol për ekipin e tij.

E ndërsa Liverpuli ngjitet në renditje e kundërta ndodh me Arsenalin që ka marrë një tjetër humbje, këtë herë përballë Everton me rezultatin e thellë 3-0 duke i thënë lamturmirë titullit kampion dhe rrezikuar madje edhe vendin e 4.


d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Deklarata e përbashkët për të mbështetur Ukrainën, Partia e Melonit nuk e nënshkruan

Deklarata e përbashkët për të mbështetur Ukrainën, Partia e Melonit nuk e nënshkruan