Skenari/ Roma bën sot tifo për Atalantën, Champions League edhe nga vendi i gjashtë në Serie A

Skenari/ Roma bën sot tifo për Atalantën, Champions League edhe nga vendi i gjashtë në Serie A

Atalanta - Roma

Këtë të mërkurë në 21:00 luhet finalja e Europa League mes Atalantës dhe Bayer Leverkusen në Dublin. Sfida për italianët është historike, pasi shkelin për herë të parë në këtë nivel dhe kërkojnë të parin trofe evropian.

Veç Atalantës, fansat më të zjarrtë të bergamaskëve janë edhe romanët e Romës. Skuadra e Daniele De Rossit e ka të sigurt vendin e gjashtë në Serie A dhe nuk mundet të shkojë në Champions nga kampionati.

Në të tilla kushte, Atalanta nëse fiton trofeun e Europa League do bënte që Serie A të përfaqësohej me gjashtë ekipe në edicionin e rinovuar të Champions League për sezonin e ri.

Por edhe këtu qëndron një "kleçkë", pasi Atalanta veçse duhet të mundë sot Bayer Leverkusen, nuk duhet që të ngjitet më shumë se vendin i pestë në kampion, pozitë që e ka për momentin.

Sipas rregullores së UEFA për Ligën e Kampioneve, nëse një ekip nga një kampionat fiton Europa League, e ka vendin e sigurt në Champions dhe nëse ndodhet në vendin e fundit që e siguron vetë pjesëmarrjen në Champions, zhbllokon ekipin pasardhës, që në këtë rast është Roma.

Kësisoj, Atalanta ka edhe dy ndeshje të mbetura në Serie A dhe që t'i japë Romës të drejtën për të shkuar në Champions do duhet që mos kalojë Bolognan dhe Juventusin që për momentin mbajnë vendet tre dhe katër.

Ekipet e Serie A të kualifikuara në Champions League (Inter, Milan, Bologna, Juventus, Atalanta).

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy

Gjykata më e lartë e Francës konfirmon dënimin për korrupsion ndaj ish-presidentit Sarkozy