'Roma më bëri ofertë më të mirë se Lazio', Thomas Strakosha: Mund të luaja për Greqinë

'Roma më bëri ofertë më të mirë se Lazio', Thomas Strakosha: Mund të luaja për Greqinë

Thomas Strakosha

Portieri i Kombëtares shqiptare dhe Brentford, Thomas Strakosha ka bërë një rrëfim për "sport24.gr". Gardiani tregon detaje nga karriera e tij, teksa zbulon se para se të zgjidhte Lazion në moshën 16-vjeçare, një ofertë më e mirë mbërriti në adresë të tij nga Roma. Veç saj, Thomas flet edhe për raportin me trajnerët dhe ecurinë e Kombëtares.

"Kur zgjodha Lazion, ishte një mundësi për të shkuar dhe te Roma. Por më pas unë kisha një takim me trajnerin e portierëve të Lazios, Adalberto Grigioni dhe zgjodha që të shkoja atje, edhe pse Roma më ofroi diçka më shumë që ishte më mirë për familjen time. Grigioni gjithmonë më ka vlerësuar, më bëri të besoja se krah tij mund të bëhesha më i mirë dhe mund të shkoja kudo. Prandaj nuk zgjodha paratë, por ëndrrën time”, tha fillimisht portieri.

Strakosha foli edhe për zgjedhjen e Shqipërisë, teksa mund të vendoste për të përfaqësuar Greqinë.

"Kombëtarja? E dua, e vlerësoj dhe e respektoj Greqinë, por unë dhe prindërit e mi jemi nga Shqipëria dhe mendoj se është më e përshtatshme të luaj për Kombëtaren shqiptare. Mund të zgjidhja edhe Greqinë, por unë dhe prindërit e mi i kemi rrënjët në Shqipëri. Është mirë që në Kombëtare të jenë emrat më cilësorë që janë shqiptarë për të ndihmuar skuadrën që të fillojë të ndërtojë emrin e saj", vijoi Strakosha.

Shqiptari tregoi edhe për raportin e veçantë me trajnerin Simone Inzaghi.

"Unë kurrë nuk do ta harroj debutimin kundër Milanit. Nuk kisha kohë të shqetësohesha pasi e mora vesh në minutën e fundit. Simone Inzagi më donte shumë dhe ishte ai që më bëri nga zgjedhje ë tretë në të dytë dhe më pas të parë. Inzagi është një trajner i mirë, e gjithë skuadra e donte. Ai ishte njeriu që më hoqi stresin", tha mes të tjerash Thomas Strakosha.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 22/02/2023 16:24

    Mè mirè pa portier fare sesa me Strakoshèn. Gafa, pasiguri. Nè Angli, nuk èshtè Igli mè. E kanè pèr shofer autobuzi, natyrisht shofer rezervè.

    Përgjigju
    • njani: 02/03/2023 00:51

      ik mor pall shko gjej shokt

    • Tepelena: 22/02/2023 22:49

      Cfare ke, o Jorgo?! U merzite ti se Thomai zgjodhi Shqiperine dhe jo Greqine? Ik ankohu te Janullatosi qe s’ka influence ne Tepelene.

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale