Roma me objektiva të mëdha për Seria A, pas Dybala-s Mourinho bind edhe Wijnaldum ti bashkohet verdhekuqve

Jose Mouinho po projektin një Romë me shumë pretendimi për sezonin e ri të Seria A. Pasi siguroi Paolo Dybala-n klubi verdhekuq është shumë afër blerjes edhe të mesfushorit të Paris SG Gini Wijnaldum. Holandezi firmosi sezonin e shkuar me francezët pasi doli lojtar i lirë nga Liverpool, ndërsa tani po ideon një eskperiencë të re, pasi në ‘Parc de Prince’ gjërat nuk shkuan sipas planit.

Për më tepër 31-vjeçarit i ka ardhur në ndihmë vetë Paris SG, që ka pranuar ndarjen me futbollistin. Tani është momenti i Romës për të bërë ofertën, ndërsa sipas të gjitha gjasave Wijnaldim këtë verë do shkojë në Romë në formë huazimi, më pas do blihet përfundimisht për 15 milionë euro. Për të larguar futbollistin Paris SG është gati të pagujë edhe një pjesë të rrogës. Pas mbrojtësit Celik, mesfushorit Matic dhe Dybala, Roma është në hapat e fundit për të finalizuar goditjen e katërt në merkato. Këtë e tregon edhe fakti që Paris SG nuk e ka marrë me vete Wijnaldum në fazën përgatitore në Japoni.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë