Roma nuk dorëzohet në luftën për titullin kampion në Seria A, pavarësisht se shpresat janë shumë të pakta që të realizohet një gjë e tillë.
Kryeqytetasit ndalën vrullin e Milanit duke e mposhtur me rezultatin e pastër 2-0 në ‘Olimpico’. Milani vinte përballë Romës në një moment shumë të mirë, pasi kishte siguruar 5 fitore radhazi, por as kjo nuk e ndihmoi për të marrë të paktën edhe një pikë.
Të besuarit e Garcias e nisën mjaft mirë ndeshjen duke sulmuar nga minuta e parë, por golin e avantazhit e gjetën vetëm 2 minuta para fundit të pjesës së parë me Miralem Pjanic.
Milani nuk dorëzohet dhe hidhet në sulm për të barazuar shifrat, por Roma përfiton duke dyfishuar shifrat dhe vulosur gjithçka me Gervinho 65’.
Pas kësaj fitoreje Roma ngjitet në kuotën e 85 pikëve në vendin e dytë, ndërsa Milani mbetet në vendin e 7 me 51, por me një ndedhje më shumë se rivalët.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com