Roma ‘përmbys’ Veronën dhe ngjitet e katërta në prag të Derb-it! Bologna mund Monza-n (VIDEO)

Me shumë vështirësi por Roma e mundi 3-1 Veronën në shtëpinë e saj në Bentegodi dhe ngjitet në vend të katërt në renditjen e Serisë A. Kur kishin kaluar 26 minuta lojë Verona mori avantazh me golin e Dawidowicz por i njëjti futbollistë 10 minuta më pas u ndëshkua me karton të kuq duke lënë Veronën  në inferioritet numerik.

Më pas verdhekuqtë nga kryeqyteti barazuan në fundin e pjesës së parë me Nicolo Zaniolo dhe fitoren e siguruan në minutat 88-të e 92-të. Golin e dytë e realizoi i riu Volpato dhe El Shaaraëy vulosi përmbysjen e madhe. Me 25 pikë Roma ngjitet forcë e katërt në klasifikim ndërsa të dielën luan derdin ndaj Lazios që nis në orën 18:00.

Në sfidën që mbylli javën e 12-të të Serisë A Bologna përmbysi Monzan duke fituar 2-1 dhe merr fitoren e dytë radhazi. Ishte Monza qëe kaloi e para në avanatzh me golin e sulmuesit Andrea Petagna por më pas skuadra e drejtuar nga Thiago Mota shënoi dy herë.

Fillimisht Ferguson barazoi shifrat e më pas Orsolini shënoi golin e fitores me të gjithë golat që u shënuan në fraksionin e dytë. Kjo ishte humbja e tretë radhazi për Monzën.

*Përgatiti Andi Kapxhiu

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë