Preja e radhës e Romës këtë javë ka qenë ekipi i Kievos që është mundur në ‘Olimpico’ me rezultatin minimal 1-0, por që vlen tre pikë dhe një tjetër rekord. Roma ka dominuar krejtësisht pjesën e parë të ndeshjes, teksa Keivo vetëm është mbrojtur duke mos arritur të rrezikojë asnjëherë seriozisht ekipin vendas.
Në pjesën e dytë futen në lojë Florenzi dhe Balzaretti. Ishte pikërisht Florenzi ai që asiston për Borriellon në minutën e 68’ për t’i dhënë epërsinë minimale Romës.
Për rezultatet e Romës vlen që të theksohet edhe puna mjaft e mirë që ka bërë trajner Garcia. Roma pozicionohet e para pas 10 javësh me 30 pikë gjithsej, ndërsa Chievo në të fundit me 4 pikë të fituara.
d.b/shqiptarja.com