Roma vazhdon marshimin e fitoreve
resht, mundet Milani, rikthehet Juve

Juventusi rikthehet te fitorja përballë ekipit të Xhenoas pas dy humbjeve dramatike me Fiorentinën dhe Realin e Madridit.

Të besuarit e Antonio Contes kanë zhvilluar një paraqitje pozitive përballë Xhenoas duke shënuar dy gola me Vidal dhe Tevez dhe marrë pikët e plota.

Roma vazhdon serinë e fitoreve, këtë herë përballë Udineses me rezultatin minimal 0-1 duke siguruar pathyeshmëri në 9 takimet e para të Serisë A dhe vazhduar e qetë kryesimin me 27 pikë.

 Milan vazhdon  në kahun e kundërt të Romës duke siguruar një tjetër rezultat negativ këtë edicion, pasi është mundur edhe nga Parma 3-2 me një gol në minutën e fundit.

Ndërsa Fiorentina ngjitet e qetë drejt kreut me tre pikët në Verona përballë Kievos, Higuain i dha fitoren Napolit me një dopietë me penallti përballë Torinos së Bashës që rikthehet me karton të kuq, Bolonja fitoi me Livornon, Catania barazoi me Sassuolën.


d.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti