Ndërrimi i viteve dhe spektakli i fishekzjarrëve në Romë ka bërë që qindra zogj të humbasin jetën në rrugët e Romës ndërsa grupet për të drejtat e kafshëve e kanë cilësuar ngjarjen si “masakër”.
Në disa pamje të postuara në rrjete sociale në stacionin qendror të kryeqytetit italian duken disa dhjetëra zogj “të shtrirë në tokë të pajetë”.
Shkaku i vdekjes nuk është konfirmuar ende, por Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Kafshëve (OIPA) tha se mund të ketë ardhur si pasojë e zhurmës së lartë të shkaktuar nga kapsollat dhe fishekzjarrët në disa prej zonave ku zogjtë ngrenë foletë e tyre.
Shfaqjet e zjarrfikësve mund të shkaktojnë dëmtime si për kafshët e egra ashtu edhe ato shtëpiake, theksuan mbrojtësit e kafshëve.
Dega italiane e OIPA ka bërë thirrje për ndalimin e shitjeve të kapsollave dhe fishekzjarrëve nga qytetarët duke përdorur si argument dëmtimin që i bëhet kafshëve.
#Rome #Italy: #NewYearsEve2021 the terrible consequence of #fireworks
/r.k./Shqiptarja.comKomento