Kthimi i Taulant Xhakës nga Euro 2016 në Shqipëri, është shoqëruar me një sërë thashethemesh sa i takon jetës së tij sentimentale. Futbollisti i kombëtares është përfolur për një histori dashurie me aktoren e “Pa Limit”, Ana Lika.

Ata janë parë të frekuentohen në publik dhe të tregohen të afërt njëri me tjetrin, gjë që ka shtuar dhe më shumë dyshimet. Por ajo që e ka ‘vulosur’ këtë histori është deklarata e aktores në emisionin “Procesi Sportiv”.

E pyetur nga Manushi, moderatori i emisionit, se çfarë mendonte në lidhje me këto fjalë, e cila është e vërteta e kësaj historie, ajo është përgjigjur shkurt e bukur: “Nuk them as po, as jo, ku ka zë s`është pa gjë”.

Ana është mbesa e Inis dhe Ingrid Gjonit dhe ka spikatur me spontanitetin dhe lirshmërinë në aktrim në rubrikën “Pa Limit” në “E diell”.
taulant xhaka
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)