Romancë e re në horizont? Tom Cruise shoqëron Shakirën dhe fëmijët e saj në garën e Formula 1

Romancë e re në horizont? Tom Cruise shoqëron Shakirën dhe fëmijët e saj në garën e Formula 1

Këngëtarja Shakira dhe aktori i njohur Tom Cruise

Aktori i njohur Tom Cruise dhe këngëtarja Shakira janë parë së bashku në finalen  e garës së Formula 1 në Miami. Fotot e dy artistëve që duken tejet të lumtur dhe të buzëqeshur kanë nxitur thashethemet për një romancë të mundshme mes tyre.

E shoqërur nga Tom Cruise, Shakira së bashku me fëmijët e saj kanë parë nga afër garën e Formula 1 në Miami.Kaq u desh që rrjeti të shpërthente në thashetheme për dyshen e artisteve të cilët janë momentalisht beqarë.

Pas zhvendosjes në Miami, këngëtarja e njohur Sjhakira, e cila i ka dhënë fund lidhjes shumëvjeçare me bashkëshortin e saj Pique, i befasoi të gjithë me daljen e rastësishme publike, krah aktorit të njohur.

Në fotot e publikuara në internet, Shakira dhe Cruz duket se janë duke qeshur dhe duke kaluar një kohë të mirë.

Në një video të regjistruar nga dikush nga ngjarja, shihet sesi këngëtarja ndodhet në tribunat e pistës dhe bisedon me aktorin e njohur. Në një moment, një nga fëmijët e saj e ndërpreu bisedën e saj me Cruise ndërsa ai filloi të luante dhe ta përqafonte.

Ndërkohë që fotot dhe videot e tyre kanë bërë xhiron e rrjetit, aludimet se dyshja mund të jetë në një lidhje janë të pafundme.

Bukuroshja kolumbiane ishte dukshëm emocionuese teksa ndau mendimet e saj për dashurinë dhe marrëdhëniet një vit pas ndarjes së saj të hidhur nga futbollisti spanjoll.

Këngëtarja e mbylli fjalën e saj duke thënë se muzika e ka ndihmuar në momentet e vështira të jetës së saj.

Në veçanti, ajo tha: “Kur u ndjeva më e humbur, muzika ishte ajo që më vuri në rrugën e kthimit tek vetja”.

Pique u përball me akuzat për pabesi pas ndarjes së tij nga ylli kolumbian dhe tani është në një romancë të re me 23-vjeçaren Clara Kia.

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS