Romani i Kadaresë përkthehet dhe botohet në persisht
Autori Ismail Kadare dhe romani i përkthyer dhe i botuar në persisht
Romani “Një vajzë në mërgim” (Elegji për Linda B.), i shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, përkthyer në gjuhën perse nga Mahmoud Gudarzi dhe botuar nga shtëpia botuese “Chetrang”, doli në tregun e botimeve edhe për lexuesin iranian. Kështu bën të ditur agjensia iraniane të lajmeve “Mehr”. Në fakt, ky nuk është romani i parë që përkthehet e botohet në Iran; e njëjta shtëpi botuese ka botuar më parë romanin tjetër të Kadaresë “Drita e hënës” i sjellë në gjuhën perse nga i njëjti përkthyes.
Agjensia e lajmeve “Mehr” më tej vijon se Ismail Kadare, autori i këtij libri, ka lindur në vitin 1936 në Shqipëri dhe është një nga shkrimtarët e njohur të këtij vendi. Ai u largua nga Shqipëria në fillim të viteve 1990 dhe u strehua në Francë. Kadare u bë anëtar i Akademisë Franceze të Shkencave Morale dhe Politike në vitin 1996 dhe më pas mori titullin oficer i "Legion d' Honneur". Romani i tij i parë "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" u botua në vitin 1961 dhe më pas botoi rreth 20 novela dhe disa libra me poezi. Ai është një nga kandidatët për çmimin Nobel në letërsi çdo vit.
Ky roman i Ismail Kadaresë synon të zbulojë sekretin e vetëvrasjes së Linda B, një vajze të re shqiptare që jetoi gjatë sundimit të Enver Hoxhës, diktatorit të këtij vendi, dhe u internua me familjen e saj në një fshat jashtë Tiranës. Në këtë roman është një personazh i quajtur Rodian Stefa, i cili është një dramaturg nga Tirana dhe për Lindën, ai është një simbol i kulturës dhe artit në mërgim. Dramaturgu nuk e ka takuar kurrë Lindën, por firmos një libër për të dhe pasi dëgjon lajmin për vetëvrasjen e saj, përpiqet të kuptojë rolin e tij në formimin e kësaj tragjedie.
Kadareja shkroi romanin "Një vajzë në mërgim" në 13 kapituj midis viteve 2008 dhe 2009. Ai ia kushtoi këtë roman të gjitha të rejave shqiptare që lindën, u rritën dhe kaluan rininë e tyre në internim.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.5%
Vota total: 1200
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Ishim në Kosovë kur Kadare mësoi se u dogj shtëpia e tij', Bujar Hudhri i emocionuar ndan kujtimet me shkrimtarin në 89-vjetorin e lindjes
29 Janar, 12:32
-
Vajza e Ismail Kadaresë publikon foton e rrallë me të atin, mesazhi i ndjerë
29 Janar, 09:30
-
89 vite nga lindja e shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare! Leksioni 'Kadareja dhe politikja', vështrim dhe te femërorja
28 Janar, 15:07
-
89-vjetori i lindjes së shkrimtarit Ismail Kadare, Begaj: Krenarë për vendin që ka zënë në panteonin e letërsisë dhe kulturës botërore
28 Janar, 08:44
-
Dëshmia e oficerit të shërbimit: Në shtëpinë e Mehmet Shehut bëhej jetë e degjeneruar, aty vinin Ismail dhe Elena Kadare, aktorët Lako e Ljarja, kurse femrat…
25 Janar, 20:41
-
Speciale/ ‘Ritakimi’ me Ismail Kadarenë në shtëpinë-studio-muze! Biblioteka dhe dorëshkrimet e kolosit të letërsisë shqipe
25 Janar, 15:58
-
Dëshmia e bujshme në hetuesi e oficerit të shoqërimit: Fëmijët e Mehmet Shehut ishin të shthurur e liberalë, në orën 03:00 të natës shkonin...!
20 Janar, 19:59
-
Ekspozohen dorëshkrime të panjohura të Ismail Kadaresë! Mes letërkëmbimeve, dhe ato me Gunter Grass e Michel Piccoli
8 Janar, 11:27
-
Spahiu: Dy ngjarjet e zeza në 2024 ishin marrëveshja PS-PD dhe vdekja e Ismail Kadaresë
30 Dhjetor 2024, 21:16
-
‘Kumti letrar i Ismail Kadaresë’, ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca (VIDEO)
27 Dhjetor 2024, 21:58
-
Fjalët e reja që i shtohen Fjalorit të Gjuhës Shqipe! Shtesa edhe nga veprat e Ismail Kadaresë, Camajt dhe Hamitit
23 Nëntor 2024, 12:11
-
Dita e Alfabetit/ Arkivat ekspozojnë 'Dorëshkrimet e Kadaresë' në Shkup
22 Nëntor 2024, 14:52