Romani/ Shyqyri Mollaj: Orët e
vdekjes .... në brigjet e Atlantikut

Romani/ Shyqyri Mollaj: Orët e<br />vdekjes .... në brigjet e Atlantikut
Pak kohë më parë, doli në qarkullim në Shqipëri, romani ORET E VDEKJES, i shkrimtarit shqiptaro - amerikan Shyqyri Mollaj. Shkrimtari Mollaj është autor i disa veprave letrare, në poezi e tregime, por edhe i dy romaneve të botuar ndër periudha të ndryshme kohore.

Promovimi i romanit ORET E VDEKJES, u bë në qytetin e Shkodres nën kujdesin e shoqatës të shkrimtarëve, në ambientet e hotelit Carmen të këtij qyteti. Romani “Oret e Vdekjes”, për shkrimtarin Mollaj, i cili ka vite që jeton në Sh.B.  Amerikës me statusin e azilantit politik, është libri i tretë në emigracion. Vepra e parë e tij atje, ishte vëllimi me poezi “PYES VEHTEN”, pas tij romani në fjalë si dhe një vëllim me novela e tregime.

Ngjarjet, personazhet, vendet, që përshkruhen në roman, janë gjetje të autorit, bazuar në eksperiencat e tij të jetës. Gjithshka ndodhë në një ishull buzë Atlantikut, pronë e Familjes së miliardereve Madison;  ...tre shokë, ish studente të Harvard-it, kujtojnë të kaluarën, tregojnë historitë e jetës së tyre...

Tematika e romanit Orët e Vdekjes, për autorin Mollaj, është pasqyrim i problemeve aktuale sociale që kanë përfshirë sot botën moderne. “ ....Jeta jo vetëm në Shqipëri, por më shumë në Amerikë, ku jetoj prej dy dekadash, ...më tregon ai...,  më hapi tjetër pamje. Shoqëria e përbotëshme është globalizuar, polarizuar kudo. Paraja e kapitali janë në dorën e pak njerzëve. Strategjia e shuarjes e ndezjes së luftrave, ku mpleksen interesa strategjike, financiare, industria e luftës, farmaceutike, ajo e naftës, drogës, marrëveshjet e fshehta ku fshihet dora e bosëve të parasë, Wall Street-i..., cdo ditë njeriu po robotizohet.

Djali im, i cili punon në një institucion të rëndësishëm, më tregonte ngjarje reale nga dita e tij e punës, që më dukeshin fantazi, por që arrita ti shoh e ti prekë personalisht. Kjo më bindi që sot njeriu punon si CyberMachine, si një krijesë artificiale me ndërgjegje kolektive, i ndërtuar nga njerzit e teknikës....”, ....se njeriu nuk është zotërues i lumturisë së vet, ...se (sipas Nices) ka pasur vetëm një të krishterë real dhe se ai vdiq i kryqëzuar (të tjerët spekullojnë në emër të tij), ...se kemi më tepër armiq mbrenda vehtes se jashtë  nesh, ...se shtetet e fuqishme thërrasin për paqë e ngucin për luftë, ...se ka dy të vërteta: ajo që është e ajo që duket e ta paraqesin si të vërtetë, ...se inteligjencës biologjike po ja kalon inteligjenca teknollogjike....se....
Të gjitha këto, e të tjera, më kanë munduar gjithë kohën dhe mendova ti rrokja në një libër përgjithësues ku vuajtja dhe dhimbja është e njëllojtë për të gjithë. I varfëri vuan për bukë, i pasuri për pasuri dhe nga frika se mos e humbasë atë.

Në roman, figura kryesore është Franku, biri i dinastisë së famëshme të Madisonve. Familja e tij Madison, e pasuruar nëpërmes tregëtisë së skllevërve, piraterisë, vrasjeve,  grabitjeve e kontrabandës, është e njohur si “sundimtare e detit” e së fundi si ndertues anijesh e pronar të flotës më të madhe të globit. Personazhi i dytë është Kurt Herman, milioner, aventurier i luftrave të Koresë e Vietnamit, trashigimtar dhe përfaqësues i një familje senatorësh, ushtarakësh e avokatësh, në kasten e lartë amerikane, i cili njihej në publik me nofkën “Avokati i Djallit”, pasi për para, bënte avokatinë e diktatorve e vrasësve të njohur në botë.

David Kolorado është personazhi i tretë në libër; bir i një fermeri, kërkues shkencor, që ndryshe nga shokët e tij, është puritan e bio-njeri. Ai është ndjekës i teorisë të VOICESFERES, që studion Billi, xhaxhai i Frankut, sipas të cilës:... egziston një shtresë e caktuar në atmosferë, ku pas vdekjes të secilit prej nesh, ruhen përjetësisht zërat apo informacione njerzore.... Romani merr shpesh nuanca provokative e filozofike, ku cdo lexues mund të gjej vehten mbrenda tij. Autori përshkruan me mjeshtri e vërtetësi skena ku dominon pushteti i parasë, kanibalizmi, hakmarrja, korrupsioni, kontrabanda, tirania e skicofrenia, refleks i intrigave e konflikteve të jetës së klaneve të “shoqërisë së lartë”.
Me shkrimtarin Shyqyri  Mollaj, personalisht, më lidhen vite të tëra pune e bashkëpunimi në qytetin tonë të lindjes Shkoder dhe e ndjej për detyrë që të shkruaj për të, disa rreshta më shumë se një artikullshkrues i zakonshëm.

SHYQYRI MOLLASI

Autori Shyqyri Molla lindi në vitin 1946-të në qytetin e Shkodres, ku dhe u arsimua. Ai, kaloj rreth 30 vite pune në Institutin e Misrit dhe Orizit ku punoj si përgjegjës i kulturës dhe i bibliotekës. Nën kujdesin e përkushtimin e tij, Instituti gëzoj një bibliotekë me fond shumë të pasur, si me vepra letrare kombëtare e botnore, por edhe me vëllime shkencore e teknologjike, që i shërbenin studiuesve të institutit. Me dëshirën e madhe për artin, ai krijoj e drejtoj edhe grupin teatror amator të ndërmarrjes, i cili konkuroj me shumë sukses në olimpiadat e ndërmarrjeve të qytetit. Krahas drejtimit të bibliotekës, ai merrej edhe me eksperimente të ndryshme shkencore, mbrenda institucionit.

SHYQYRI MOLLASI

Shyqyriu, një njëri me karakter të fortë e temperament të zjarrtë, nuk u pajtua kurrë me farsën false të diktaturës.  Në vitin 1963 si rezultat i një konflikti politik me një kuadër të partisë, nxirret para “gjykatës shoqërore” në lagjen ku banonte si “nip i pabindur i armikut të popullit Haxhi Hajdari” duke u dënuar, për konfliktin, me perjashtim nga të gjitha shkollat e republikës, me punë korrektonjëse të detyruar, me riedukim në bujqësi në kooperativen bujqësore të Dobracit (fshat në periferi të Shkodres).

Djaloshi i talentuar edhe pse nën presionin e “ndëshkimit shoqnor”, përpiqej pa ndërprerje të punonte në lëmin e letërsisë duke krijuar romanin e parë ZOGJTE NDERTOJNE FOLENE, të cilin e botoj në vitin 1967, në moshën 21 vjecare. Ky roman, në 216 faqet e tij, bën fjalë për një grup të rinjësh në një kooperative bujqësore, ku jeta paraqitej me ngjyra optimiste, që ishte modeli i ditës i realizmit socialist. Si linjë kryesore e romanit  ishte dashuria në mes të rinjëve në një fshat, ndikimi i politikës partiake mbi masat,  përfaqësuar nga sekretari i organizatës së partisë. Romani u prit shumë mirë, mbasi, kjo temë i mungonte deri atë kohë letërsisë, por edhe si rrjedhojë e botëkuptimit e stilit rinor në të shkruar.

Romani hyri në Antologjinë e Letërsisë Shqipe, në tekstet shkollore të klasave IX-të e X-të të kohës, së bashku me romanin DASMA të Kadaresë dhe atë ARA NE MAL të Petro Markos. Por ndodhi,  që në vitin 1975, Shyqyriu, dërgon për botim një roman fantastiko-shkencor me titull “Fundi Perëndive të Olimpit të Ri” i cili nuk pranohet për “gabime të rënda ideore”. Ky motivacion merret si shkak për ti hequr të drejtën e botimit duke i hedhur poshtë edhe libra të tjerë që kish dërguar për botim.  Për ti shpëtuar përndjekjes dhe burgut të mundëshëm, ai pushon së shkruari deri në momentin kur arratiset për në Amerikë, ku jeton prej dy dekadash.

Për mendyrën e të shkruarit e temat që përcillte, 22 vjecari Shyqyri Mollaj pat vlerësime nga shkrimtarë të njohur shkodranë si Prof. Vehbi Bala, por edhe nga kolosi i poezisë Federik Reshpja. Aktualisht, shkrimtari Shyqyri Mollaj, ka dërguar për botim një roman të ri, si dhe pret të prezantojë  vëllimin e tij të fundit  “ZBUKURUESI I QYTETIT”, që përmban një novelë e tre tregime me temë nga tranzicioni shqiptar.

Për mua personalisht, romani Orët e vdekjes, është një vepër aktuale, që i përgjigjet kohës me problemet e saj dhe do të ishte ideal për një skenar filmi. Stilli me të cilin autori paraqitet në këtë vepër është i thjeshtë, modern, sintetik, me pasazhe filozofike, por i lexueshëm nga të gjitha shtresat e moshat. Romani në tërësi, ishte një surprizë e bukur si nga tematika, por edhe  nga cilësia, gjë që po e ndeshim përherë e më rradhë në xhunglen e botimeve nga letërsia moderne shqiptare.
 
Vjenë, me 23 janar 2017

SHYQYRI MOLLASI


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre